Pikat kryesore
- Franca ngadalëson avancimin e rrugëtimit të Malit të Zi për anëtarësimin e këtij shteti të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
- Qëndrimi zyrtar i Francës u bë publik në mbledhjen e Grupit të Punës së Këshillit Europian që mbajt të premten.
- Edhe pse teorikisht ekziston mundësia që vendimi i Francës të rishqyrtohet në nivel ministror, burimet diplomatike vlerësojnë se gjasat për një ndryshim janë minimale sipas asaj qe shkruan vijesti.
Franca ngadalëson avancimin e rrugëtimit të Malit të Zi për anëtarësimin e këtij shteti të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Gazeta Vijesti shkruan se Podgorica zyrtare rrezikon të mbyllë vetëm tre nga 5 kapitujt e negociatave të planifikuara për tu mbyllur deri në fund të këtij viti, pasi Parisi zyrtar bllokoi avancimin e dy kapitujve kyç siç janë bujqësia dhe peshkimi. Qëndrimi zyrtar i Francës u bë publik në mbledhjen e Grupit të Punës së Këshillit Europian që mbajt të premten. Përfaqësuesit francezë në Grupet e Punës së Bashkimit Europian kanë kundërshtuar mbylljen e kapitulli 11 që lidhet me bujqësinë dhe zhvillimin rural si dhe kapitullin 13 për peshkimin me argumentin se puna e bere nuk përputhet me standardet e Bashkimit Europian. Pas përfundimit të këtyre diskutimeve, çështja kalon në fazën e radhës – konferencën ndërqeveritare në nivel ministror, ku pritet që të mbyllen përfundimisht vetëm tre kapituj: kapitulli 3, që ka të bëjë me të drejtën e themelimit të ndërmarrjeve dhe lirinë e ofrimit të shërbimeve; kapitulli 4 për lirinë e lëvizjes së kapitalit; si dhe kapitulli 6, që lidhet me të drejtën tregtare. Edhe pse teorikisht ekziston mundësia që vendimi i Francës të rishqyrtohet në nivel ministror, burimet diplomatike vlerësojnë se gjasat për një ndryshim janë minimale sipas asaj qe shkruan vijesti. Mali i Zi i nisi negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian më 29 qershor 2012. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Pogradec/ Kryenin gërmime në varret Ilire të Selcës, shoqërohen 3 persona nga policia “Mirënjohje Clark e Rubin që dëshmuan pro Thaçit”/ Ali Ahmeti në protestën pro ish-krerëve të UÇK-së: Luftuan për lirinë e popullit! Protesta në Shkup/ Qindra mijëra qytetarë në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, brohorasin “Hashim Thaçi”