Ushtria e Izraelit ka ndëshkuar dy ushtarë me 30 ditë burg, pasi shkatërruan një statujë…

Ushtria e Izraelit ka ndëshkuar dy ushtarë me 30 ditë burg, pasi shkatërruan një statujë…

Pikat kryesore

  • Ushtria izraelite ka dënuar me 30 ditë burg dy ushtarët që dëmtuan një statujë të Jezu Krishtit në jug të Libanit.
  • Ata gjithashtu janë përjashtuar nga detyra ushtarake, por nuk cilësohet nëse koha e ndëshkimit do të jetë njësoj me kohën e përjashtimit.
  • Në një deklaratë zyrtare, ushtria izraelite (IDF) theksoi se “sjellja e ushtarëve devijon plotësisht nga urdhrat dhe vlerat” e saj.

Ushtria izraelite ka dënuar me 30 ditë burg dy ushtarët që dëmtuan një statujë të Jezu Krishtit në jug të Libanit. Ata gjithashtu janë përjashtuar nga detyra ushtarake, por nuk cilësohet nëse koha e ndëshkimit do të jetë njësoj me kohën e përjashtimit. Në një deklaratë zyrtare, ushtria izraelite (IDF) theksoi se “sjellja e ushtarëve devijon plotësisht nga urdhrat dhe vlerat” e saj. Masat disiplinore u morën pasi fotografia e incidentit u përhap gjerësisht dhe shkaktoi reagime të forta në mbarë botën, përfshirë dënime nga liderë fetarë të krishterë. Ngjarja është dënuar gjithashtu nga kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministri i Jashtëm Gideon Saar. Ushtria bëri të ditur se edhe gjashtë ushtarë të tjerë, të cilët ishin të pranishëm por nuk ndërhynë, do të thirren për biseda disiplinore me eprorët. Gjithashtu, është rikujtuar dhe theksuar sërish zbatimi i protokolleve ushtarake për trajtimin e objekteve dhe simboleve fetare për trupat në terren.

Lini një Përgjigje