Pikat kryesore
- Si rezultat i operacionit u lokalizua dhe u vu në pranga shtetasi Erjon Kullolli, alias Arjan Kullolli, 45 vjeç, banues në Xhafzotaj, Shijak.
- Ky shtetas ishte i në kërkim pasi Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, në korrik të vitit 2025, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
- Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
EMRI/ Në kërkim për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, arrestohet 45-vjeçari në Durrës Në zbatim të planit të masave të hartuar për lokalizimin dhe kapjen e personave të në kërkim, si rezultat i kontrolleve të bazuara në informacione të siguruara në rrugë operative nga strukturat e DVP Durrës, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, zhvilluan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Masa”. Si rezultat i operacionit u lokalizua dhe u vu në pranga shtetasi Erjon Kullolli, alias Arjan Kullolli, 45 vjeç, banues në Xhafzotaj, Shijak. Ky shtetas ishte i në kërkim pasi Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, në korrik të vitit 2025, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në janar 2025, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, strukturat e DVP Durrës kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku kanë sekuestruar një sasi lënde narkotike kanabis. Në momentin e kontrollit, ky shtetas nuk u gjet në banesë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. loading…