Pikat kryesore
- Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters po raporton LIVE me pamje nga droni për përmbytjet e rënda në Kosovë, që kanë përfshirë disa komuna të vendit.
- Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje të rënda dhe ndërprerje të energjisë elektrike, me shërbimet e emergjencës që po reagojnë ndaj incidenteve në mbarë vendin”, thuhet në përshkrim.
- Disa zona të vendit janë përfshirë nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura dhe daljes së lumenjve nga shtretërit e tyre.
Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters po raporton LIVE me pamje nga droni për përmbytjet e rënda në Kosovë, që kanë përfshirë disa komuna të vendit. “Pamjet nga droni tregojnë përmbytje të rënda në Kosovë. Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje të rënda dhe ndërprerje të energjisë elektrike, me shërbimet e emergjencës që po reagojnë ndaj incidenteve në mbarë vendin”, thuhet në përshkrim. Disa zona të vendit janë përfshirë nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura dhe daljes së lumenjve nga shtretërit e tyre. Situata paraqitet e rëndë veçanërisht në disa fshatra të Malishevës, Drenasit, Skënderajt e Gjakovës, ku uji ka mbuluar shtëpi dhe toka bujqësore, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe duke i detyruar disa familje të evakuohen. Studentët e UNI-UNI – Universum International College Powered by Arizona State University arritën sukses të jashtëzakonshëm duke Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, 01/08/2026 10:58 Reuters raporton LIVE nga Kosova: Përmbytje të rënda, ndërprerje të energjisë elektrike, shërbimet e emergjencës janë aktivizuar 01/08/2026 10:57 Rahoveci rrit subvencionimin për çdo lindje nga 500 në 600 euro 01/08/2026 10:51 Rritet niveli i ujit në Durrës, 400 banorë të evakuuar