EMRAT / Mbetjet e KURUM, lëshohen 33 masa sigurie, 26 prej tyre arrest me burg

EMRAT / Mbetjet e KURUM, lëshohen 33 masa sigurie, 26 prej tyre arrest me burg

Pikat kryesore

  • Prokuroria e Durrësit ka firmosur 33 masa sigurie në kuadër të hetimit për çështjen e mbetjeve të rrezikshme të kompanisë “Kurum”, të konfiskuara rreth një vit më parë në Portin e Durrësit.
  • Hetimi ka zbuluar shkelje të rënda ligjore në lidhje me menaxhimin, magazinimin dhe tentativën për trajtim të këtyre mbetjeve, të cilat rezultojnë të jenë të rrezikshme për mjedisin dhe shëndetin publik.
  • Nga 33 masat e sigurisë të firmosura nga organi i akuzës, 26 janë masa “arrest me burg”, ndërsa 7 masa të tjera janë “arrest në shtëpi”.

Prokuroria e Durrësit ka firmosur 33 masa sigurie në kuadër të hetimit për çështjen e mbetjeve të rrezikshme të kompanisë “Kurum”, të konfiskuara rreth një vit më parë në Portin e Durrësit. Hetimi ka zbuluar shkelje të rënda ligjore në lidhje me menaxhimin, magazinimin dhe tentativën për trajtim të këtyre mbetjeve, të cilat rezultojnë të jenë të rrezikshme për mjedisin dhe shëndetin publik. Nga 33 masat e sigurisë të firmosura nga organi i akuzës, 26 janë masa “arrest me burg”, ndërsa 7 masa të tjera janë “arrest në shtëpi”. Masat janë lëshuar për persona të dyshuar si të përfshirë drejtpërdrejt apo tërthorazi në këtë skemë, mes të cilëve raportohet se ka edhe drejtues dhe ish-drejtues të kompanisë Kurum, si dhe zyrtarë të institucioneve publike. Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë po kryhet nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Policinë e Tiranës, ndërsa kontrollet dhe arrestimet janë shtrirë në disa qytete të vendit. Hetimet kanë konfirmuar se mbetjet e sekuestruara në 102 kontejnerë kanë rezultuar të rrezikshme, pas analizave laboratorike të kryera nga autoritetet kompetente. Këto mbetje ishin bllokuar në Portin e Durrësit, pas dyshimeve se po trajtoheshin apo transportoheshin në kundërshtim me ligjin dhe standardet mjedisore. Në kuadër të këtyre masave, në “arrest shtëpie” është vendosur edhe Arta Dollani, ish-drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM), e cila dyshohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të procedurave ligjore lidhur me mbikëqyrjen dhe dhënien e lejeve mjedisore.

Lini një Përgjigje