Pikat kryesore
- Një debat i ashpër mes Rogertit dhe Stenaldos ka degraduar në ofendime personale dhe shumë të rënda, duke shkaktuar zemërim jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe te publiku që e ndjek.
- Gjithçka ka nisur në oborr, ku tonet janë ngritur menjëherë.
- Në kulmin e nervozizmit, Rogerti i është drejtuar Stenaldos (i cili është person me aftësi të kufizuara në shikim) me fjalë që prekin dinjitetin njerëzor.
Një debat i ashpër mes Rogertit dhe Stenaldos ka degraduar në ofendime personale dhe shumë të rënda, duke shkaktuar zemërim jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe te publiku që e ndjek. Gjithçka ka nisur në oborr, ku tonet janë ngritur menjëherë. Në kulmin e nervozizmit, Rogerti i është drejtuar Stenaldos (i cili është person me aftësi të kufizuara në shikim) me fjalë që prekin dinjitetin njerëzor. Rogerti, pa asnjë filtër, i ka thënë Stenaldos në fytyrë: “ Të ka nam Zoti, të ka mallkuar Zoti ty ,” duke iu referuar hapur gjendjes së tij fizike. Stenaldo nuk ka qëndruar duarkryq përballë këtij sulmi të ulët. Ai i është afruar Rogertit dhe e ka paralajmëruar me tone të ashpra: “Me mua bëj kujdes me fjalët që thua, a more vesh? Hajde bëje (veprimin)!”. Situata është tensionuar aq shumë sa është dashur ndërhyrja e banorëve të tjerë për të shmangur përplasjen fizike, ndërsa Rogerti ka vazhduar me provokimet: “Ja bëje, hajde bëje!”.