Pikat kryesore
- Është ekstraduar nga Italia një 31-vjeçar, i akuzohet se kultivoi bimë narkotike në Martanesh të Bulqizës.
- Ai ishte në kërkim ndërkombëtar pasi në vitin 2022, Gjykata e Dibrës e ka dënuar me 4 vite e 4 muaj burgim, për “Kultivim të bimëve narkotike”, nga e cila i mbeten për të vuajtur dhe 1 vit, 6 muaj e 15 ditë burgim.
- “Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave të Interpol Tiranës dhe Interpol Milanos, u finalizua procedura për ekstradimin nga Italia në Shqipëri, të shtetasit: K.
Është ekstraduar nga Italia një 31-vjeçar, i akuzohet se kultivoi bimë narkotike në Martanesh të Bulqizës. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar pasi në vitin 2022, Gjykata e Dibrës e ka dënuar me 4 vite e 4 muaj burgim, për “Kultivim të bimëve narkotike”, nga e cila i mbeten për të vuajtur dhe 1 vit, 6 muaj e 15 ditë burgim. “Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave të Interpol Tiranës dhe Interpol Milanos, u finalizua procedura për ekstradimin nga Italia në Shqipëri, të shtetasit: K. H., 31 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse në vitin 2022, Gjykata e Dibrës e ka dënuar me 4 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, nga e cila i mbeten për të vuajtur dhe 1 vit, 6 muaj e 15 ditë burgim. Shtetasi K. H. akuzohet se në vitin 2019 ka kultivuar bimë narkotike në zonën e Martaneshit, Bulqizë”, njofton Policia. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë, kryen veprimet procedurale për ekzekutimin e vendimit penal. UNI-Universum International College mirëpriti sot për vizitë zyrtare z. Chris (Christopher) Johnson, Senior Director and Head UNI-Universum International College mirëpriti sot për vizitë zyrtare z.