Pikat kryesore
- Lajmi i papritur është bërë i ditur në minutat e fundit nga FSHF-ja.
- Mësohet se pasardhësi i brazilianit do të prezantohet në orën 10 në konferencën për shtyp.
- Kështu u shpreh Armand Duka, presidenti i FSHF-së, në analizën e tij pas përfundimit të fazës “play-off”, në kualifikueset e Botërorit.
Silvinjo nuk do të jetë më trajner i Kombëtares. Lajmi i papritur është bërë i ditur në minutat e fundit nga FSHF-ja. Mësohet se pasardhësi i brazilianit do të prezantohet në orën 10 në konferencën për shtyp. Kështu u shpreh Armand Duka, presidenti i FSHF-së, në analizën e tij pas përfundimit të fazës “play-off”, në kualifikueset e Botërorit. Duka ishte i qartë se me apo pa Sylvinho-n, fati i stolit kuqezi do të vendosej përpara miqësoreve të muajit qershor. Tekniku brazilian ka qenë i pranishëm këto ditë në Tiranë, por jo për të diskutuar mbi kushtet e kontratës së re, por burime për News24 bëjnë me dije se mes Dukës dhe Sylvinho-s vendimi është marrë kohë më parë.