/ E kërkoi për 13 vite rresht, shkencëtari shpërthen në lot në momentin kur gjen lulen më…

/ E kërkoi për 13 vite rresht, shkencëtari shpërthen në lot në momentin kur gjen lulen më…

Pikat kryesore

  • “Shtegtimi ishte i vështirë dhe lulja aq e veçantë, sa u prekëm shumë kur e pamë,” tha për Neë York Post Dr.
  • Chris Thorogood, profesor i asociuar i biologjisë në Universitetin e Oksfordit, i cili mori pjesë në ekspeditë.
  • Ai theksoi se këtë lule të madhe parazitare me ngjyrë të kuqe “e kanë parë më shumë tigra sesa njerëz”.

VIDEO/ E kërkoi për 13 vite rresht, shkencëtari shpërthen në lot në momentin kur gjen lulen më të rrallë në planet Një kërkues i ‘luleve specifike u emocionua thellë kur gjeti Rafflesia hasseltii, një nga lulet më të rralla në botë, gjatë një ekspedite në Sumatra të Indonezisë. “Shtegtimi ishte i vështirë dhe lulja aq e veçantë, sa u prekëm shumë kur e pamë,” tha për Neë York Post Dr. Chris Thorogood, profesor i asociuar i biologjisë në Universitetin e Oksfordit, i cili mori pjesë në ekspeditë. Ai theksoi se këtë lule të madhe parazitare me ngjyrë të kuqe “e kanë parë më shumë tigra sesa njerëz”. Thorogood dhe ekipi i tij ecën ditë e natë nëpër pyjet tropikale të Sumatras për ta gjetur. Në video, kolegu i tij, një kërkues indonezian lulesh, shihet duke qarë nga gëzimi. Më pas kamera tregon lulen teksa hap petalet e saj gjigante. Në fund të videos, të dy burrat theksojnë rëndësinë e zbulimit duke thënë se është “një në një milion”. “Kjo është e pabesueshme,” tha i emocionuar Andrikithat, duke shpjeguar se e ka kërkuar këtë lule prej “13 vitesh”. “Jam njeriu më me fat që jeton,” shtoi Thorogood. Botanisti tregoi për “The Post” se “të rrije i qetë pranë lules ishte një ndjesi e çuditshme”, duke e krahasuar me “diçka që vinte nga një planet tjetër”. Ai shpjegoi se kjo lule çel për shumë pak kohë: Mund të duhen deri në 9 muaj që sythi të zhvillohet, dhe lulja qëndron e hapur vetëm për disa ditë. Kjo u hap para syve tanë. Nuk di as të imagjinoj shanset. Ishte sikur u hap posaçërisht për ne. loading…

Lini një Përgjigje