Mimoza Ahmeti: një revolucion i vonuar… në stallë Në Shqipërinë e dikurshme kur

Mimoza Ahmeti: një revolucion i vonuar… në stallë Në Shqipërinë e dikurshme kur

Pikat kryesore

  • Në Shqipërinë e dikurshme, kur poezia mund të të kushtonte lirinë, Mimoza Ahmeti ishte ndër ato krijuese që ecnin në kufirin delikat mes guximit dhe dënimit.
  • Një avangardiste në një sistem që kishte alergji ndaj çdo forme të avangardës, ajo arriti t’i shpëtojë asaj që për shumë të tjerë ishte e pashmangshme: “riedukimit”.
  • Dhe lista e të “riedukuarve” është e gjatë: Faslli Haliti në fshatin socialist, Visar Zhiti në burg, Edi Hila në pulari—një galeri alternative ku pulat ishin më pak kritike se komisionet ideologjike.

Në Shqipërinë e dikurshme, kur poezia mund të të kushtonte lirinë, Mimoza Ahmeti ishte ndër ato krijuese që ecnin në kufirin delikat mes guximit dhe dënimit. Një avangardiste në një sistem që kishte alergji ndaj çdo forme të avangardës, ajo arriti t’i shpëtojë asaj që për shumë të tjerë ishte e pashmangshme: “riedukimit”. Sepse në atë kohë, poezia nuk ishte thjesht poezi. Ishte provë penale. Dhe lista e të “riedukuarve” është e gjatë: Faslli Haliti në fshatin socialist, Visar Zhiti në burg, Edi Hila në pulari—një galeri alternative ku pulat ishin më pak kritike se komisionet ideologjike. Ndërkohë, një tjetër figurë që më vonë do të zinte skenën publike, Edi Rama, eksperimentonte me ngjyrat dhe me zhurmën e vet karakteristike. Në këtë klimë, Mimoza vinte si një aromë e fortë qyteti—madje jo thjesht qyteti, por kryeqyteti. Poezia e saj kishte parfum, nerv, dhe një dozë të mirë vetëbesimi që, në atë kohë, ishte pothuajse akt rebelimi. Por historia, siç dihet, ka një sens humori që shpesh i kalon edhe poetët. Sepse sot, në vitin 2026, e gjejmë Mimozën jo në një salon letrar, por në një format televiziv: “Ferma VIP”. Një zhvendosje që nuk është thjesht gjeografike, por pothuaj filozofike. Nga metropoli në stallë. Nga metafora në bajgë. Ajo që dikur i shpëtoi “riedukimit” socialist, sot duket se e ka përqafuar me dëshirë një version të ri të tij—këtë herë jo nga shteti, por nga tregu. Sepse nëse dikur sistemi të çonte në fshat si dënim, sot të njëjtën gjë e bën televizioni… si privilegj. Dhe Mimoza përshtatet.

Lini një Përgjigje