Pikat kryesore
- Berisha vuri në dukje se si pasojë e skandaleve dhe dosjeve të aferave që po dalin në dritë, BE ka bllokuar integrimin e Shqipërisë.
- “Bllokoi arrestimin e Lubi Ballukut, për afera të përbashkëta me Ramën të cilat me vlerësim paraprak prokurori caktoi 36 vite burg kërkesën e tij dhe natyrisht dhe nuk ishin më pak për Ramën në atë mes.
- Pasi me mandatet e tij të krimit mbylli, bllokoi arrestimin e saj për të mbrojtur veten e vet, pasi afera të tjera të mëdha korruptive kanë dalë në dritë dhe drejtësia është tërësisht e paralizuar” , tha Berisha.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot (24 prill) nga konferenca e radhës për shtyp, kryeministrin Edi Rama se jo vetëm bllokoi drejtësinë për arrestimin e Belinda Ballukut për aferat korruptive, por mbrojti edhe veten me mandatet e tij. Berisha vuri në dukje se si pasojë e skandaleve dhe dosjeve të aferave që po dalin në dritë, BE ka bllokuar integrimin e Shqipërisë. “Bllokoi arrestimin e Lubi Ballukut, për afera të përbashkëta me Ramën të cilat me vlerësim paraprak prokurori caktoi 36 vite burg kërkesën e tij dhe natyrisht dhe nuk ishin më pak për Ramën në atë mes. Pasi me mandatet e tij të krimit mbylli, bllokoi arrestimin e saj për të mbrojtur veten e vet, pasi afera të tjera të mëdha korruptive kanë dalë në dritë dhe drejtësia është tërësisht e paralizuar” , tha Berisha. Ai foli edhe për denoncimet që i janë bërë qeverisë nga opozita në Bruksel, por edhe njohjen e BE-së me çështjet që po heton drejtësia dhe pengimi që po i bën asaj Rama. “Pasi në Bruksel fantazma e Ramës dhe Lubi Ballukut të pranishme në një seri mbledhjesh nga marsi gjer në 18 prill, në të cilat është diskutuar raporti i ndërmjetëm për standardet dhe kriteret themelore për Shqipërinë dhe ka mbetur në klasë. Rama po pengon drejtësinë” , u shpreh kreu i selisë blu.