Gjermania: Të hiqet veto në BE/ Wadephul: Vendime me shumicë votash, jo unanimitet

Gjermania: Të hiqet veto në BE/ Wadephul: Vendime me shumicë votash, jo unanimitet

Pikat kryesore

  • Para një vizite në Dublin, ministri i jashtëm gjerman, Johan Vadepul propozoi eleminimin e parimit të votimit unanim brenda BE, për politikat e jashtme dhe të sigurisë, për ta zëvendësuar me parimin e votës me shumicë.
  • ” Bllokadat si ato të para në të kaluarën, veçanërisht në javët e fundit, nuk janë më diçka që mund ta përballojmë në këtë botë.
  • Në një demokraci, parimi i shumicës është norma dhe unanimiteti përjashtim.

Gjermania kërkon heqjen e vetos në BE. Para një vizite në Dublin, ministri i jashtëm gjerman, Johan Vadepul propozoi eleminimin e parimit të votimit unanim brenda BE, për politikat e jashtme dhe të sigurisë, për ta zëvendësuar me parimin e votës me shumicë. ” Bllokadat si ato të para në të kaluarën, veçanërisht në javët e fundit, nuk janë më diçka që mund ta përballojmë në këtë botë. Në një demokraci, parimi i shumicës është norma dhe unanimiteti përjashtim. Dhe ne duhet ta bëjmë normën e demokracisë normë edhe në Bashkimin Evropian. Çdo muaj ka rëndësi, madje çdo javë” theksoi ai Arsyeja kryesore pse BE do të ndryshojë këtë mekanizëm, ka qenë Hungaria, e cila më herët me veton e saj ka bllokuar ndihmat për Ukrainën dhe sanksionet ndaj Rusisë. Me humbjen e Orban në Hungari, situate është zhbllokuar, por BE kërkon të marrë masa shpejt për të mos patur surpriza të tjera. Në rast se ky mekanizëm miratohet në BE, përfiton edhe Shqipëria, e cila për vite është bllokuar nga vetot e vendeve të tjera, si nga Franca, Holanda, Bullgaria apo Greqia.

Lini një Përgjigje