Kos: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të integrimit

Kos: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të integrimit

Pikat kryesore

  • Kos, një pyetje nga Televizioni Kombëtar shqiptar, Klan News.
  • Shqipëria është një nga vendet në krye të procesit të zgjerimit.
  • Shpresojmë që në muajin maj, do të jemi në gjendje që të miratojmë të gjitha standardet e përkohshme për sundimin e ligjit dhe pastaj të nisim me mbylljen e kapitujve.

Znj. Kos, një pyetje nga Televizioni Kombëtar shqiptar, Klan News. A është Shqipëria në rrugën e duhur për të hyrë në BE? “Sigurisht që po. Shqipëria është një nga vendet në krye të procesit të zgjerimit. Shpresojmë që në muajin maj, do të jemi në gjendje që të miratojmë të gjitha standardet e përkohshme për sundimin e ligjit dhe pastaj të nisim me mbylljen e kapitujve. Është e mahnitshme ajo që Shqipëria ka bërë në vitet e fundit me hapjen e të gjithë grupkapitujve”, u përgjigj, Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos. A është Shqipëria në rrugën e duhur për të hyrë në BE? “Sigurisht që po. Jam shumë e lumtur që qeveria juaj është kaq e përkushtuar për t’a bërë realitet anëtaresimin në BE. Shqipëria ka ecur shumë ndaj tani po presim konfirmimin e raportit IBAR. Ajo që shohim në Shqipëri është, vendosmëria e lidershipit juaj në këtë drejtim. Kjo është vërtet një nga pikat më të rëndësishme. Ju keni një nga përqindjet më të larta të përkrahjes në sondazhe nga qytetarët për anëtarësimin në BE me 90% ose më shumë. Në asnjë vend tjetër kandidat nuk rezulton kjo mbështetje. Fakti që ju keni një lidership të vendosur për integrimin e plotë në familjen evropiane e bën këtë projekt një kombinim të përsosur. Mbështetja e qytetarëve dhe puna e qeverisë, shpresoj të kontribuojmë në Bruksel”, tha Kos. A është i mundur anëtarësimi i Shqipërisë në vitin 2030-të ? “Ne në Komisionin Evropian nuk caktojmë datat, por mbështesim vizionet realiste të shteteve kandidate. Nëse Shqipëria do të vijojë në këtë drejtim, gjithçka është e mundur”, u shpreh Kos. A e mbani ende këtë pozicion? “Sigurisht që e mbaj. Pse? Unë jam Komisionere për Zgjerimin dhe roli im është t’i ndihmoj shtetet kandidate të bëhen anëtarë me të drejta të plota të BE-së. Kështu që nuk mund të bëj kompromis për asgjë më pak se kjo. Nëse disa nga shtetet kandidate vendosin se nuk duan të bëhen anëtarë ose thjesht duan që të jenë pjesë e BE-së në ndonjë nivel tjetër, kjo është zgjedhja e tyre. Për sa kohë që unë jam Komisionere për Zgjerimin, do të luftoj që ato shtete që i konsideroj kandidatet e mi të bëhen anëtarë me të drejta te plota të BE-së”, tha Komisionerja e BE-së. Dhe kandidatët tuaj janë Mali i Zi dhe Shqipëria apo Shqipëria dhe Mali i Zi? “Kandidatët e mi janë dhjetë. Unë kam dhjetë shtete kandidate pjesë të detyrës time. Shumë faleminderit”, përfundoi Kos.

Lini një Përgjigje