E dinit? Mimoza Ahmeti ka qenë pjesë e “Big Brother”, arsyeja e çuditshme pse u largua

E dinit? Mimoza Ahmeti ka qenë pjesë e “Big Brother”, arsyeja e çuditshme pse u largua

Pikat kryesore

  • Mimoza Ahmeti po tërheq vëmendje të madhe në “Ferma VIP 3”, ku po cilësohet si fenomen i këtij sezoni falë sinqeritetit dhe batutave të saj.
  • Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që ajo përballet me një format të madh televiziv.
  • Së fundmi është rikthyer në fokus eksperienca e saj si opinioniste në “Big Brother Albania 8”, në kohën kur spektakli drejtohej nga Ledion Liço .

Mimoza Ahmeti po tërheq vëmendje të madhe në “Ferma VIP 3”, ku po cilësohet si fenomen i këtij sezoni falë sinqeritetit dhe batutave të saj. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që ajo përballet me një format të madh televiziv. Së fundmi është rikthyer në fokus eksperienca e saj si opinioniste në “Big Brother Albania 8”, në kohën kur spektakli drejtohej nga Ledion Liço . Qëndrimi i saj në këtë rol rezultoi i shkurtër dhe u shoqërua me polemika të forta me produksionin. Konflikti nisi në rrjetet sociale, pasi Ahmeti reagoi ndaj një fotomontazhi të publikuar në Facebook nga blogu i Olti Curri , duke e konsideruar si përpjekje për të nxitur një përplasje artificiale mes saj dhe një ish-konkurrenti, Edisonit. Edhe pse u sqarua se faqja nuk ishte zyrtare e programit, reagimi i saj mbeti i fortë. Nga ana tjetër, Curri i kërkoi më shumë tolerancë, duke theksuar se përmbajtja e tij ishte pjesë e stilit personal dhe nuk lidhej me produksionin e “Big Brother”. Përplasjet nuk mbetën vetëm në rrjete sociale. Sipas raportimeve të kohës, largimi i saj lidhej edhe me arsye financiare. Ajo kishte deklaruar se pagesa prej 200 mijë lekësh për puntatë ishte e ulët krahasuar me opinionistët e tjerë. Në fund, marrëdhënia mes Ahmetit dhe “Big Brother Albania 8” u ndërpre, duke lënë pas një histori polemikash që sot duket e zbehur përballë suksesit të saj aktual në “Ferma VIP 3”.

Lini një Përgjigje