Lebron është sërish “mbreti”/ Legjenda e basketbollit, vendimtar në fitoren e tretë për…

Lebron është sërish “mbreti”/ Legjenda e basketbollit, vendimtar në fitoren e tretë për…

Pikat kryesore

  • Lebron Xhejms ka fituar imunitet nga gjithçka, e mbi të gjitha nga plakja, e ndërsa bëhet gjithnjë e më I vjetër, habit më shumë e më shumë.
  • Kryevepra e tij e radhës këtë plej of në NBA ishte në fushën e Hjustonit, aty ku ndihmoi Lejkërsat të fitonin pas kohës shtesë me shifrat 112-108.
  • Një ndeshje e fortë, në të cilën Liqenasit erdhën me avantazhin 2-0 me fitore, por jo edhe me sigurinë që do t’ia dilnin sërish.

Nuk ka rëndësi parketi ku luan, apo sesa është rezultati. Lebron Xhejms ka fituar imunitet nga gjithçka, e mbi të gjitha nga plakja, e ndërsa bëhet gjithnjë e më I vjetër, habit më shumë e më shumë. Kryevepra e tij e radhës këtë plej of në NBA ishte në fushën e Hjustonit, aty ku ndihmoi Lejkërsat të fitonin pas kohës shtesë me shifrat 112-108. Një ndeshje e fortë, në të cilën Liqenasit erdhën me avantazhin 2-0 me fitore, por jo edhe me sigurinë që do t’ia dilnin sërish. Mbreti I basketbollit shënoi 29 pikë në ndeshjen e tretë të raundit të parë në Perëndim, shtoi 13 topa në tabela, 6 asistë, 3 vjedhje topi e një bllokim gjuajtjesh. Thuajse po luan në kohët e tij të arta, dhe ishte ai që realizoi përmbysjen në periodën e katërt dhe fitoi ndeshjen në kohën shtesë. Markus Smart ndihmoi kapitenin me 21 pikë dhe 10 asistë, ndërsa Haçimura pati 22 pikë edhe ai, dhe Kenard 14. Hjustoni vendas nuk kishte Kevin Durantin, por Lejkërsat vazhdojnë të jenë pa yjet Luka Doncic dhe Rivs.

Lini një Përgjigje