Europiani, Dudajev për medalje/ Mundësi i Shqipërisë lufton për arin në peshën deri 65 kg

Europiani, Dudajev për medalje/ Mundësi i Shqipërisë lufton për arin në peshën deri 65 kg

Pikat kryesore

  • Europiani i mundjes që po zhvillohet në Tiranë përjetoi suksesin e Islam Dudajevit, që fitoi tri ndeshje dhe hyri në zonën e medaljeve në peshën deri 65 kg të stilit të lirë.
  • Luftëtari me origjinë çeçene, kaloi radhazi turkun Ahmed Duman, pastaj gjeorgjanin Zakashvili në çerekfinale, për të mundur në gjysmëfinale rusin Guseinov.
  • Fitore të thella me shifra 6-1, 3-1 e 4-0, dhe finalja për medaljen e artë është sot në orën 18:20 në Arenën “Feti Borova” në kryeqytet ndaj rusit tjetër, Magomedov.

Shqipëria e ka të sigurt të paktën një medalje. Europiani i mundjes që po zhvillohet në Tiranë përjetoi suksesin e Islam Dudajevit, që fitoi tri ndeshje dhe hyri në zonën e medaljeve në peshën deri 65 kg të stilit të lirë. Luftëtari me origjinë çeçene, kaloi radhazi turkun Ahmed Duman, pastaj gjeorgjanin Zakashvili në çerekfinale, për të mundur në gjysmëfinale rusin Guseinov. Fitore të thella me shifra 6-1, 3-1 e 4-0, dhe finalja për medaljen e artë është sot në orën 18:20 në Arenën “Feti Borova” në kryeqytet ndaj rusit tjetër, Magomedov. Me sukses e nisi edhe veterani Zelimhan Abakarov, gjithashtu në stilin e lirë. Ish-kampioni i Europës i vitit 2022 mundi në ndeshjen kualifikuese italianin Simone Vincenco Pirodu madje me rezultatin e thellë 12-2, dhe vazhdon rrugën drejt zonës së medaljeve. Mundja është një nga sportet më të rëndësishme të Shqipërisë për momentin, sepse falë kampionëve të natyralizuar, ka arritur të fitojë dy medaljet e para olimpike falë Çermen Valijevit dhe Islam Dudajevit, në Paris 2024./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Fitorja e Dudaev/ Veliaj: Prapë medalje historike për Sport Klub Tiranën dhe Shqipërinë në Paris 2024 Shqipëria, medalje të dytë të bronztë/ Presidenti Begaj falenderon Dudaev: Ndeshje fantastike Medalja e dytë olimpike, Rama: Kush di të gëzohet, le të gëzohet me shumicën dërrmuese të shqiptarëve

Lini një Përgjigje