Pikat kryesore
- Vendimi i FSHF për të zhvilluar një ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Izraeli pritet të ndezë debat dhe polemika, në një moment tepër të ndjeshëm në arenën ndërkombëtare.
- Sipas njoftimit zyrtar, Kombëtarja shqiptare do të përballet më 3 qershor në stadiumin Air Albania me Izraelin, në një test që në letër shërben për përgatitjet sportive.
- Në këtë klimë, vendimi i FSHF-së shihet si një “mbyllje sysh” ndaj realitetit politik dhe moral.
Vendimi i FSHF për të zhvilluar një ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Izraeli pritet të ndezë debat dhe polemika, në një moment tepër të ndjeshëm në arenën ndërkombëtare. Sipas njoftimit zyrtar, Kombëtarja shqiptare do të përballet më 3 qershor në stadiumin Air Albania me Izraelin, në një test që në letër shërben për përgatitjet sportive. Por jashtë fushës, konteksti është shumë më kompleks. Në kulmin e tensioneve dhe konflikteve të armatosura që Izraeli ka ndërmarrë ndaj Palestinës dhe Iranit , shumë federata, sportistë dhe institucione ndërkombëtare kanë zgjedhur të distancohen, duke refuzuar përballje apo bashkëpunime sportive. Në këtë klimë, vendimi i FSHF-së shihet si një “mbyllje sysh” ndaj realitetit politik dhe moral. Ndërkohë që shumë kombëtare po shmangin ndeshjet me Izraelin për arsye etike dhe presioni publik është në rritje, Shqipëria duket se ka zgjedhur një qasje krejtësisht tjetër. Kjo ka sjellë reagime në rrjetet sociale dhe në opinionin sportiv, ku një pjesë e tifozëve e konsiderojnë këtë si një vendim të papërshtatshëm në këtë moment. Nga ana sportive, kjo do të jetë përballja e 7-të mes dy ekipeve, me bilancin që anon nga Izraeli, i cili ka fituar katër takime, kundrejt dy fitoreve të Shqipërisë. Megjithatë, për herë të parë kjo sfidë do të jetë miqësore. Pas kësaj ndeshjeje, kuqezinjtë do të rikthehen sërish në Air Albania Stadium më 6 qershor për t’u përballur me Luksemburgun , në një tjetër test përgatitor. Por pavarësisht rëndësisë sportive, është pikërisht zgjedhja e kundërshtarit të parë që mund të hapë diskutimin më të madh: a duhet sporti të qëndrojë i ndarë nga politika, apo ka momente kur heshtja kthehet në qëndrim?