Pikat kryesore
- Sipas të dhënave nga terreni, punimet kanë arritur në rreth 70% dhe pritet të përfundojnë në nëntor 2026.
- Gjatë vizitës, fokusi i diskutimit ishte mënyra se si do të funksionojë kjo qendër dhe ndryshimi i qasjes ndaj të miturve në konflikt me ligjin.
- Projekti parashikon një strukturë multidisiplinare me shërbime edukimi, mbështetje psiko-sociale, programe rehabilitimi dhe ndërhyrje në nivel familjar.
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu zhvilloi sot një vizitë në kantierin e kampusit të ri për të miturit në konflikt me ligjin në Mëzez, i shoqëruar nga Zv,ministrja Elona Hoxha dhe Drejtoresha e Qendrës për të Mitur, Klaudia Hasanllari. Sipas të dhënave nga terreni, punimet kanë arritur në rreth 70% dhe pritet të përfundojnë në nëntor 2026. Gjatë vizitës, fokusi i diskutimit ishte mënyra se si do të funksionojë kjo qendër dhe ndryshimi i qasjes ndaj të miturve në konflikt me ligjin. Projekti parashikon një strukturë multidisiplinare me shërbime edukimi, mbështetje psiko-sociale, programe rehabilitimi dhe ndërhyrje në nivel familjar. Ministri theksoi se synimi është që sistemi të ndërhyjë më herët dhe më efektivisht, duke shmangur izolimin si përgjigje të parë dhe duke krijuar mundësi reale për riintegrim. Ndërsa Drejtoresha e Qendrës, Klaudia Hasantari, u ndal te funksionimi konkret i programeve dhe bashkëpunimi ndërinstitucional që do të shoqërojë trajtimin e të miturve. Projekti konsiderohet një nga ndërhyrjet kryesore në kuadër të reformës për drejtësinë për të mitur dhe synon të ndërtojë një model funksional rehabilitimi në përputhje me standardet ndërkombëtare.