Kallëzimin e kam bërë si qytetar/ Dosja “Partizani”, Balla përballet në GJKKO me dhëndrin…

Kallëzimin e kam bërë si qytetar/ Dosja “Partizani”, Balla përballet në GJKKO me dhëndrin…

Pikat kryesore

  • Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është marrë në pyetje si dëshmitar për dosjen “Partizani”, në cilësinë e kallëzuesit.
  • Në seancën e sotme (30 prill ) në GJKKO, Taulant Balla, është përballur edhe me Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish kryeministrit Sali Berisha.
  • Në fjalën e tij, Balla ka theksuar se kallëzimi i tij është shoqëruar me dokumentacion të detajuar dhe data konkrete.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është marrë në pyetje si dëshmitar për dosjen “Partizani”, në cilësinë e kallëzuesit. Në seancën e sotme (30 prill ) në GJKKO, Taulant Balla, është përballur edhe me Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish kryeministrit Sali Berisha. Në fjalën e tij, Balla ka theksuar se kallëzimi i tij është shoqëruar me dokumentacion të detajuar dhe data konkrete. Ai ngriti dyshime mbi procedurat e ndjekura për privatizimin dhe vlerësimin e pronave, duke e konsideruar procesin të dyshimtë. “Si dashamirës i sportit, kam dorëzuar dokumente që tregojnë mospërputhje, ku në një rast prona përfshihej në planin e përhapjes dhe në një tjetër jo. Gjithashtu, vlerësimi i dy ndërtesave ka qenë në mënyrë qesharake i ulët” , deklaroi Balla. Sipas tij, faza e parë e procedurës është zhvilluar në një periudhë të shkurtër prej 6 muajsh, duke ngritur pikëpyetje mbi ligjshmërinë e procesit. Ai shtoi se në kallëzimin e tij ka përfshirë edhe dyshime për pastrim parash dhe fshehje pasurie. Gjatë pyetjeve nga përfaqësuesit të SPAK, Balla u shpreh se është njohur përmes mediave me pretendime se pronarët e mëparshëm të pronës janë dëmshpërblyer vite më parë. I pyetur nga Jamarbër Malltezi, një nga pronarët e tokës, Balla sqaroi pozicionin e tij në kohën e depozitimit të kallëzimit, duke theksuar se ka qenë Sekretar i Përgjithshëm dhe më pas Kryetar i Grupit Parlamentar të PS, por kallëzimin e ka firmosur si qytetar. “Kam kryer detyrën si çdo qytetar, në dobi të interesit publik ”, tha ai, duke shtuar se vendimi për kallëzimin ka qenë personal dhe jo i grupit parlamentar. Balla deklaroi se mbledhja e provave ka qenë rezultat i një pune disa vjeçare hetimore, duke përdorur edhe të drejtën që i jep ligji për statusin e deputetit për të kërkuar informacion nga institucionet. Ai sqaroi se një pjesë e të dhënave janë siguruar përmes institucioneve shtetërore dhe një pjesë tjetër përmes qytetarëve.

Lini një Përgjigje