Kontrollet në burgun e Vlorës, reagon Drejtoria e Burgjeve: U gjetën pajisje të ndaluara

Kontrollet në burgun e Vlorës, reagon Drejtoria e Burgjeve: U gjetën pajisje të ndaluara

Pikat kryesore

  • Sipas njoftimit zyrtar, gjatë aksionit u verifikuan si regjimi i brendshëm, ashtu edhe ai i jashtëm, duke përfshirë 58 dhoma dhe ambientet e përbashkëta.
  • Nga kontrolli i kryer, për rikontroll u sekuestruan 3 televizorë dhe 1 aparat digjital i pa vulosur.
  • Gjithashtu, u konstatuan dhe u sekuestruan edhe sende të ndaluara të prodhuara në mënyrë artizanale.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar zyrtarisht pas kontrollit të befasishëm të zhvilluar mëngjesin e kësaj të shtune në ambientet e paraburgimit të Vlorës, ku u angazhua një numër i konsiderueshëm forcash operacionale. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë aksionit u verifikuan si regjimi i brendshëm, ashtu edhe ai i jashtëm, duke përfshirë 58 dhoma dhe ambientet e përbashkëta. Nga kontrolli i kryer, për rikontroll u sekuestruan 3 televizorë dhe 1 aparat digjital i pa vulosur. Gjithashtu, u konstatuan dhe u sekuestruan edhe sende të ndaluara të prodhuara në mënyrë artizanale. “Në vijim të kontrolleve të befasishme për rritjen e sigurisë në institucionet penitenciare, sot, datë 25.04.2026, u zhvillua një aksion kontrolli në IEVP Vlorë. Në zbatim të Urdhrit Nr. 626, datë 07.04.2026 të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi kontrolli u ushtrua nga Forcat Operacionale dhe Speciale, në bashkëpunim me forcat e Grupeve te Sigurisë nga IEVP Durrës, Elbasan, Fier dhe Berat. Gjatë kontrollit u verifikuan regjimi i brendshëm dhe ai i jashtëm, përfshirë 58 dhoma dhe ambientet e përbashkëta. Nga kontrolli i ushtruar, për rikontroll u sekuestruan 3 televizorë dhe 1 aparat digjital të pa vulosur, si dhe u konstatuan dhe sekuestruan sende të ndaluara të prodhuara në mënyrë artizanale. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do të vijojë kontrollet e befasishme në të gjitha institucionet penitenciare, me qëllim garantimin e rendit, sigurisë dhe respektimit të ligjshmërisë”, thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje