Arjan Konomi i zë vendin Arbër Hajdarit vitin e ardhshëm në BBV?

Arjan Konomi i zë vendin Arbër Hajdarit vitin e ardhshëm në BBV?

Pikat kryesore

  • Në She’s On Air, janë transmetuar intervista nga festa pas finales së Big Brother VIP Albania, ku finalistë, ish-banorë dhe opinionistë ndanë emocionet dhe përshtypjet e tyre pas mbylljes së këtij edicioni të suksesshëm.
  • Gjatë këtij episodi, vëmendjen e mori një intervistë e shkurtër me Livian, ku të ftuar ishin edhe opinionistët e njohur Arbër Hajdari dhe Arjan Konomi.
  • Një tjetër pyetje që ngjalli interes ishte ajo nëse Arbër Hajdari do të rikthehet sërish si opinionist në edicionin e ardhshëm.

Në She’s On Air, janë transmetuar intervista nga festa pas finales së Big Brother VIP Albania, ku finalistë, ish-banorë dhe opinionistë ndanë emocionet dhe përshtypjet e tyre pas mbylljes së këtij edicioni të suksesshëm. Gjatë këtij episodi, vëmendjen e mori një intervistë e shkurtër me Livian, ku të ftuar ishin edhe opinionistët e njohur Arbër Hajdari dhe Arjan Konomi. I pyetur për ta përshkruar këtë edicion me një fjali të vetme, Arbër Hajdari nuk hezitoi të japë një përgjigje të drejtpërdrejtë: “I jashtëzakonshëm.” Ai shtoi më tej se ky sezon ka qenë ndër më të veçantët, duke theksuar edhe një herë rolin e rëndësishëm të në sjelljen e formateve të suksesshme për publikun shqiptar. Një tjetër pyetje që ngjalli interes ishte ajo nëse Arbër Hajdari do të rikthehet sërish si opinionist në edicionin e ardhshëm. Përgjigjja e tij ishte më e rezervuar, duke lënë gjithçka të hapur: “Nuk e di, varet… nëse do bëj një punë akoma dhe më të rëndësishme, ndoshta nuk jam.” Ndërkohë, i pyetur nëse do t’ia linte vendin e tij Arjan Konomit, Hajdari nuk kurseu vlerësimet për kolegun e tij, duke e cilësuar si një figurë me eksperiencë të madhe në këtë fushë. “Arjan Konomi është profesor i kësaj pune,” tha ai, duke nënvizuar respektin profesional mes tyre.

Lini një Përgjigje