A do të rritet çmimi i biletave të transportit urban? thotë ministri Karakaçi

A do të rritet çmimi i biletave të transportit urban? thotë ministri Karakaçi

Pikat kryesore

  • Karakaçi tha se është zhvilluar një takim me shoqatat e transportit urban dhe po diskutohet mundësia e rikthimit të skemës së subvencionit, e përdorur më parë në vitin 2022.
  • “Jo më larg se para rreth dy orësh bashkë me ministren e Ekonomisë dhe Bashkinë e Tiranës ishim në takim me shoqatat e transportit urban dhe inter-urban.
  • Masa e para ishte Bordi i Transparencës, dhe elementi i akcizës.

Karakaçi tha se është zhvilluar një takim me shoqatat e transportit urban dhe po diskutohet mundësia e rikthimit të skemës së subvencionit, e përdorur më parë në vitin 2022. “Jo më larg se para rreth dy orësh bashkë me ministren e Ekonomisë dhe Bashkinë e Tiranës ishim në takim me shoqatat e transportit urban dhe inter-urban. Situatën e çmimit të hidrokarbureve po e ndjekim me kujdes. Masa e para ishte Bordi i Transparencës, dhe elementi i akcizës. Në vazhdën e këtyre masave ishte edhe takimi i ditës së sotme. Po diskutohet elementi i një subvencioni. Kur e kemi miratuar në 2022-shin e kemi miratuar disa muaj pasi çmimi ishte e rritur, dhe ishte më i lartë se sa sot”, tha ministri.

Lini një Përgjigje