Loja e “tre emrave” nga LVV-, konsensus për publikun apo kontroll mbi pushtetin?

Loja e “tre emrave” nga LVV-, konsensus për publikun apo kontroll mbi pushtetin?

Duket se propozimi për “tre emra unifikues” nga ana e LVV-së, duke marrë parasysh përfundimin e “ultimatumit” të Gjykatës Kushtetuese, i cili është i prerë, nuk ka fare të bëjë me një përpjekje xhentile për të arritur ndonjë konsensus, por para së gjithash me një instrument tejet të sofistikuar të menaxhimit të pushtetit. Ky “propozim”, në fakt, kombinon disa pretendime dhe qëllime të caktuara, ku synohet që njëkohësisht: të zhvendoset apo të adresohet definitivisht “adresa” e përgjegjësisë; të rikonfirmohet një legjitimitet i arritur simbolik me zgjedhjet e 28 dhjetorit; dhe të ruhet niveli i presionit mbi PDK-në dhe LDK-në, pra mbi opozitën, deri në dështimin e plotë të konsensusit. Ky lloj kurthi, që mund të themi se politikisht është “i lejuar”, por moralisht i kontestuar nëse e dekonstruktojmë me argumente sociologjike, ndonëse në pamje të parë duket si një hap i duhur për kompromis, në fakt, nga “leximi” ynë sociologjik, kur kjo iniciativë nxirret nga rrafshi formal, merr konotacione të një strategjie të njohur për menaxhimin e situatave konfliktuoze dhe refuzimit politik. Në pamje të parë, ky propozim, në situatën e krijuar paszgjedhore, përveç që duhet të funksionojë si mekanizëm për zhvendosjen e përgjegjësisë politike, merr edhe një rol tjetër që opozita mund të mos e “nuhasë” fare, e ai është pozicionimi i LVV-së jo më si aktor dominues i gjithë procesit, por si një arbitër vendimarrës që pret zgjidhje nga të tjerët.

Lini një Përgjigje