Dasmorët bllokuan qarkullimin në Unazë të Madhe në Tiranë, procedohen dy persona, në kërkim një tjetër Policia e Tiranës, ka proceduar penalisht 2 shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, të cilët penguan qarkullimin në Unazë të Madhe, pasi ndaluan automjetet e destinuara për ceremoni martesore.
Ndërkohë, po vijojnë kontrolle për kapjen dhe identifikimin e drejtuesve të 4 automjeteve të tjera, të përfshirë në këtë rast.
Gjithashtu, ata paralajmërojnë se po punohet për sekuestrimin e automjeteve, të cilat nga verifikimet e deritanishme rezultojnë të marra me qira.
Penguan qarkullimin në Unazë të Madhe, pasi ndaluan automjetet e destinuara për ceremoni martesore, procedohen penalisht 2 shtetas dhe punohet për shoqërimin e personit të tretë.
Vijojnë kontrolle për kapjen dhe identifikimin e drejtuesve të 4 automjeteve të tjera, të përfshirë në këtë rast.
Gjithashtu, punohet për sekuestrimin e automjeteve, të cilat nga verifikimet e deritanishme rezultojnë të marra me qira.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore, si rezultat i administrimit të disa pamjeve filmike të publikuara më datë 24.08.2025, në të cilat shfaqeshin disa automjete të dekoruara për ceremoni martesore, të ndaluara në Unazë të Madhe, të cilat kishin penguar qarkullimin në këtë aks, kanë mundësuar identifikimin e disa prej shtetasve të implikuar në këtë paligjshmëri.
Më tej, vijojnë verifikimet dhe kontrollet, për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të 4 shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast, si dhe për gjetjen dhe sekuestrimin e automjeteve të përdorura.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Policia e Shtetit apelon sërisht, për të gjithë qytetarët, që të respektojnë rregullat e qarkullimit në rrugë dhe të mos pengojnë lëvizjen normale të përdoruesve të rrugës, pasi do të përballen me ndëshkimet që parashikon Kodi Penal.
Basha thotë se dështoi mbledhja e kryesisë së Kuendit për shkak të mungesës së kuorumit Retkoceri i PDK-së: Komuna e Prishtinës është në kolaps financiar, i janë bllokuar xhirollogaritë Nis mbledhja e “Kryesisë së Kuvendit”, veç Dimal Basha, Albulena Haxhiu dhe Emilja Rexhepi pjesëmarrës SBASHK-u shpreson për një qeveri të re që do t’i zgjidhë kërkesat e punëtorëve të arsimit “pa pasur nevojë për protesta e greva” FT: Aeroplani i Ursula von der Leyen u godit nga ndërhyrje të dyshuara të GPS-it rus Dasmorët bllokuan qarkullimin në Unazë të Madhe në Tiranë, procedohen dy persona, në kërkim një tjetër