Pikat kryesore
- Kryeministri Edi Rama theksoi se Shqipëria ka përmbushur me sukses detyrat e saj teknike dhe “piketat e ndërmjetme” të përcaktuara nga Komisioni Europian për anëtarësimin në BE.
- Rama hodhi poshtë pretendimet për bllokim të procesit, duke shpjeguar se marrëdhënia e Shqipërisë është me Komisionin, ndërsa ky i fundit tashmë po diskuton me shtetet anëtare mbi raportet pozitive të vendit tonë.
- “Sot në Bruksel nuk negocion Shqipëria me BE-në, por diskuton Komisioni Europian me shtetet anëtare.
Kryeministri Edi Rama theksoi se Shqipëria ka përmbushur me sukses detyrat e saj teknike dhe “piketat e ndërmjetme” të përcaktuara nga Komisioni Europian për anëtarësimin në BE. Rama hodhi poshtë pretendimet për bllokim të procesit, duke shpjeguar se marrëdhënia e Shqipërisë është me Komisionin, ndërsa ky i fundit tashmë po diskuton me shtetet anëtare mbi raportet pozitive të vendit tonë. “Sot në Bruksel nuk negocion Shqipëria me BE-në, por diskuton Komisioni Europian me shtetet anëtare. Shqipëria negocion me komisionin, jo me shtetet. Fazë pas faze, kur komisioni i konsideron të kryera detyrat e një faze shkon tek shtetet për të paraqitur raportin e vet. Komisioni Europian i konsideron të përmbushura detyrat e Shqipërisë në këtë fazë dhe të ashtuquajtura piketat e ndërmjetme. Të thuash që u bllokuan është njësoj si të shesësh ajër. Ky proces ka një nevojë të veçantë për ju, njerëzit që jeni mes këtij procesi dhe opinioni publik, për ta kuptuar si funksionon. Garancitë është njësoj si të thuash, është njësoj sikur të thuash po shkon në luftë dhe çfarë garancie ke për të fituar luftën. Lufta fitohet duke u përpjekur, nuk ka një garanci të shkruar. Ne e kemi të shkruar. Nuk është diçka e imagjinuar, por është e shkruar, është një kalendar shumë ambicion për të mbyllur negociatat. Për ne është shumë e rëndësishme se çfarë thotë BE, sepse e shikon procesin në mënyrë teknike dhe objektive. Për ne detyra është kaluar dhe vazhdojmë me fazën tjetër “, u shpreh kreu i qeverisë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Gonzato: IBAR, vlerësim pozitiv për Shqipërinë! “Rruga drejt BE e vështirë, por pa kthim”/ Rama: Shqipëria është në hapat e fundit drejt historisë “Europa ëndërr dhe tokë e premtuar”/ Rama: E ndjejmë deri në palcë vlerën e paçmuar të BE