Bordi i Transparencës rrit çmimin e hidrokarbureve/ sa do të shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës rrit çmimin e hidrokarbureve/ sa do të shitet nafta dhe benzina

Pikat kryesore

  • Bordi i Transparencës ka zhvilluar këtë të shtunë, më 9 Maj 2026, mbledhjen e radhës, ku janë përcaktuar çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe shumicë për karburantet në vend.
  • Sipas vendimit të Bordit, çmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë jo më shumë se 197 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë nuk duhet të kalojë 185 lekë për litër.
  • Ndërkohë, për benzinën, çmimi i shitjes me pakicë është caktuar jo më shumë se 182 lekë për litër, ndërsa ai i shitjes me shumicë jo më shumë se 170 lekë për litër.

Bordi i Transparencës ka zhvilluar këtë të shtunë, më 9 Maj 2026, mbledhjen e radhës, ku janë përcaktuar çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe shumicë për karburantet në vend. Sipas vendimit të Bordit, çmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë jo më shumë se 197 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë nuk duhet të kalojë 185 lekë për litër. Ndërkohë, për benzinën, çmimi i shitjes me pakicë është caktuar jo më shumë se 182 lekë për litër, ndërsa ai i shitjes me shumicë jo më shumë se 170 lekë për litër. Bordi bën me dije se çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sot, më 9 Maj, në orën 14:00 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme, ku do të reflektohen ndryshimet e reja të tregut. Autoritetet u kanë tërhequr vëmendjen operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës për zbatimin e detyrueshëm të këtij vendimi. Sipas njoftimit, në rast të shkeljeve të konstatuara, ndaj subjekteve do të merret masa e pezullimit të aktivitetit. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, deklaron se mbetet e angazhuar për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në tregun e karburanteve. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Bordi po mban nën monitorim tregun e hidrokarbureve”/ Ekspertja: Fokusi duhet të jetë tek shtresat vulnerabël Bordi i Transparencës merr vendimin, ulet çmimi i naftës dhe benzinës Ulen çmimet e karburanteve/ Bordi: Nafta shitet 206 lekë për litër, benzina 184 lekë

Lini një Përgjigje