Një influencere e njohur me pseudonimin Esmeralda FG, bashkëshorti i saj Roberto Carlos Gil Licea dhe dy fëmijët e tyre, Gael Santiago 13 vjeç dhe Regina 7 vjeç, janë gjetur të vrarë brenda një furgoni në Guadalajara, Meksikë.
Trupat u zbuluan brenda një Ford Ranger të braktisur të premten e kaluar, ndërsa identitetet e tyre u konfirmuan ditën e enjte.
Më pas, dy prej tyre u takuan me dy persona të tjerë, por grupi u sulmua nga të armatosur dhe tre prej tyre u rrëmbyen, ndërsa një person arriti të shpëtojë.
Autoritetet po kërkojnë personin e mbetur për të marrë deklaratën e tij.
Esmeralda kishte ndërtuar një bazë ndjekësish prej 18,000 personash në rrjetet sociale, ku postonte për udhëtime, stil jete dhe lip-sync me këngë “narcocorrido”.
Policia vazhdon hetimet për të gjetur autorët e krimit dhe motivet e vrasjes.