Berisha kundër Europës, reagon Salianji/ Kreu i PD sulmon ambasadorin Gonzato. Salianji,…

Berisha kundër Europës, reagon Salianji/ Kreu i PD sulmon ambasadorin Gonzato. Salianji,…

Pikat kryesore

  • Çdo ditë feste për shqiptarët dhe europianët, ndjell sherr brenda partisë për demokratët.
  • I vetmuar në zyrën e tij më 9 maj, Berisha i dha një tjetër kuptim.
  • Në fakt, Ditën e Fitores e festoi një ditë më parë, më 8 maj, 9 majin, Ditën e Europës, e pagëzoi si Ditën e Edi Ramës.

Çdo ditë feste për shqiptarët dhe europianët, ndjell sherr brenda partisë për demokratët. I vetmuar në zyrën e tij më 9 maj, Berisha i dha një tjetër kuptim. Në fakt, Ditën e Fitores e festoi një ditë më parë, më 8 maj, 9 majin, Ditën e Europës, e pagëzoi si Ditën e Edi Ramës. “Kjo ditë e gjen Shqipërinë në udhëkryqin më të rrezikshëm të historisë së saj. Në një udhëkryq të shkatërrimit të ëndrrës europiane. Në shumë kuptime. Në një kuptim, zëvendësimit të vlerave europiane, standardeve, normave dhe kritereve, me ato të narkoshtetit, të pushtetit absolut të Edi Ramës”, tha Berisha. Por këtë 9 maj, Berisha sulmoi ambasadorin e BE-së, Silvio Gonzato, që dha lajmin e mirë se raporti i ndërmjetëm i IBAR është pozitiv për Shqipërinë, duke i hedhur poshtë gjithë spekulimet e tij për bllokim të integrimit. “Ai ka bërë zgjedhjen e vet. Është unifikuar komplet me Edi Ramën. Dhe sa herë unë thoja ndonjë të vërtetë, bashkë me ndonjë lobist tjetër të tij në Komisionin Europian, lëshojnë deklarata”, shtoi ai. Megjithatë, ashtu si për shqiptarët dhe europianët, edhe për Ramën dhe Gonzaton 9 maji ishte ditë feste. Protesta doktorit i erdhi nga një demokrat, që do ndryshim dhe PD europiane. “Dita e Europës nuk është thjesht një simbol, ajo është një thirrje për ndryshim. Partia Demokratike duhet ta përfaqësojë këtë pritshmëri të popullit shqiptar. Por këtë nuk mund ta bëjë kurrë duke pasur në krye të njëjtin lider prej 36 vitesh, që nuk respekton asnjë normë demokratike”, reagoi Ervin Salianji. 9 maji duhet të ishte një ditë feste për demokratët, me të rinjtë që dikur thërrisnin në bulevard “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, por sot, me një Sali Berisha të ngujuar në seli, 9 maji duket më tepër një ditë zie në PD. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Gonzato: IBAR, vlerësim pozitiv për Shqipërinë! “Forcim i shtetit të së drejtës”/ Dita e Europës, Gonzato: Zgjerimi në BE, projekt i të gjithë Shqipërisë “Siguria e Europës e përbashkët”, Gonzato në Javën e Europës: Paqja nuk është falas

Lini një Përgjigje