Pikat kryesore
- Kristiano Ronaldo është gjithnjë e më pranë “çatisë” së 1000 golave, por për të çdo lloj rekordi është I rëndësishëm.
- Superylli portugez po lufton për titullin e parë në Arabinë Saudite, dhe në fitoren 4-2 që Al Nasr arriti në fushën e rivalit Al Shabab, ai u ndihmua shumë nga patrioti I tij, Zhoao Feliks.
- Portugezi më I ri shënoi dy rrjeta, ndërsa Ronaldo arriti një tjetër rekord.
Për rekordin e madh i duhen edhe 29 goditje në shenjë. Kristiano Ronaldo është gjithnjë e më pranë “çatisë” së 1000 golave, por për të çdo lloj rekordi është I rëndësishëm. Superylli portugez po lufton për titullin e parë në Arabinë Saudite, dhe në fitoren 4-2 që Al Nasr arriti në fushën e rivalit Al Shabab, ai u ndihmua shumë nga patrioti I tij, Zhoao Feliks. Portugezi më I ri shënoi dy rrjeta, ndërsa Ronaldo arriti një tjetër rekord. Me golin e realizuar në minutën e 75-të, ai plotësoi numrin e skuadrave të cilave u ka shënuar këtë edicion. Pra, CR7 ka tundur rrjetën e çdo rivali në ligë, të 17 kundërshtarëve. Ky është një rekord pasi asnjë futbollist tjetër më parë nuk e kishte bërë këtë në Ligën Profesioniste Saudite. Kristiano ka 100 gola në kampionat dhe 139 gjithsej tek Al Nasr. Mundësia është për të fituar titullin, edhe pse nuk do të jetë e lehtë. Al Nasr kryeson me 82 pikë ndaj 77 të rivalit kryesor Al Hilal, por që ka luajtur një ndeshje më pak. Të martën, do të jetë derbi Al Nasr-Al Hilal, që sipas të gjitha mundësive do të vendosë fatin e titullit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Ronaldo, “asist” nga Mitaj/ CR7 shënon dy gola e Al Nassr del në krye të ligës saudite Kristiano Ronaldo vendos rekordin pas fitores me Juventusin Garet Bejl kalon Realin në finalen e Botërorit për klubet