Pikat kryesore
- Botërori është në prag dhe Franca I dha fund përgatitjeve duke fituar 3-1 miqësoren ndaj Irlandës së Veriut luajtur në stadiumin e Lilës.
- Nënkampionët e botës në fuqi nuk është se e patën plotësisht të lehtë, ndërsa trajneri Didie Deshamp, pati në fushë të gjithë yjet e tij kryesorë.
- Nuk munguan portieri Menja, as Çuameni, Upamekano, Kunde, Teo Ernandez, Rabio, Dembele, Due dhe Kilian Mbappe.
Është momenti për t’i lënë eksperimentet. Botërori është në prag dhe Franca I dha fund përgatitjeve duke fituar 3-1 miqësoren ndaj Irlandës së Veriut luajtur në stadiumin e Lilës. Nënkampionët e botës në fuqi nuk është se e patën plotësisht të lehtë, ndërsa trajneri Didie Deshamp, pati në fushë të gjithë yjet e tij kryesorë. Nuk munguan portieri Menja, as Çuameni, Upamekano, Kunde, Teo Ernandez, Rabio, Dembele, Due dhe Kilian Mbappe. Nuk mungoi as ylli I shkëlqyer I Bajernit, Mikael Olize, që ishte I mrekullueshëm këtë sezon me skuadrën e tij në Gjermani dhe në Champions. Pikërisht Olise ishte autori I të tre golave, një lloj habie e vërtetë duke pasur parasysh se në repartin ofensiv ishin Mbappe e Dembele, shënues të sprovuar. Francës iu deshën 43 minutave për të kaluar në avantazh, madje me fat, ndonëse goli I dytë ishte I shkëlqyer. Sidoqoftë, “gjelat” duhet të kenë kujdes sepse ata u vunë në vështirësi nga një skuadër e re irlandezoveriore, me moshë mesatare 22.6 vjeç, e cila edhe pati mundësi të barazonte. Gjithsesi, nënkampionët e botës vlerësohen si një nga pretendentët kryesorë në këtë Botëror, në mos favoritët, edhe pse të tillë si Spanja, Gjermania apo Anglia, pa harruar Argjentinën e Brazilin, nuk mund të nënvleftësohen. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Të mallkuarit” e Kupës së Botës/ Dëmtimet para nisjes së turneut, shuhet ëndrra për nëntë futbollistë Ancelotti kërkon historinë/ Mund të bëhet i parë që fiton Botërorin me një skuadër të “huaj” Pezullohet kreu i gjykatës ndërkombëtare penale/ Khan nën hetim për sjellje të pahijshme me vartësen