Pikat kryesore
- Si çdo gjë në jetë, edhe në futboll, përveç punës dhe talentit duhet edhe shumë fat.
- Ky mundi të jetë i mirë, I keq, por edhe mizor si në rastin e futbollistëve që kanë parë t’iu shuhet ëndrra për të luajtur në “Botërorin 2026” vetëm pak ditë nga nisja e turneut.
- Që nga zyrtarizmi i listave të kombëtareve finaliste dhe nisja e grumbullimeve, nëntë lojtarë janë detyruar të braktisin skuadrat e tyre për shkak dëmtimesh.
Si çdo gjë në jetë, edhe në futboll, përveç punës dhe talentit duhet edhe shumë fat. Ky mundi të jetë i mirë, I keq, por edhe mizor si në rastin e futbollistëve që kanë parë t’iu shuhet ëndrra për të luajtur në “Botërorin 2026” vetëm pak ditë nga nisja e turneut. Që nga zyrtarizmi i listave të kombëtareve finaliste dhe nisja e grumbullimeve, nëntë lojtarë janë detyruar të braktisin skuadrat e tyre për shkak dëmtimesh. Po e nisim me ata më të njohurit dhe që përfaqësojnë disa prej ekipeve favoritë. Një këputje muskulore në kofshën e së majtë “dënoi” mbrojtësin e Brazilit, Wesley. Për futbollistin e Romës ky do të ishte Botërori i parë në karrierë, ndërsa tani duhet të presë edhe katër vite të tjera për të luajtur në një turne të tillë. Në vend të tij, Ançelotti ftoi lojtarin e Atalantës, Ederson. Edhe talenti gjerman, Lennart Karl nuk do të mund të luajë finalet e para të një Kupe Bote. 19 vjeçari u detyrua të largohej nga kampi stërvitor i Gjermanisë vetëm tre ditë nga nisja e Botërorit. Në vend të tij, trajneri Nagelsmann ka thirrur Assane Uedraogo. Edhe trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni u detyrua të ndryshojë listën e tij të parë. Leonardo Balerdi pësoi një dëmtim në nisje të grumbullimit dhe për këtë arsye u detyrua të largohej nga kampionët e botës në fuqi. Një goditje të rëndë ka marrë së fundmi edhe Holanda, e cila ka humbur shërbimet e Jurrien Timber. Pas dëmtimit me Arsenal, mbrojtësi nuk ka kohë të rikuperohet. Në vend të tij, trajneri Koeman ka ftuar mbrojtësin e Sunderland, Lutsharel Geertruida. Pak ditë nga nisja e “Botërorit 2026” kanë humbur pjesë edhe disa prej finalistëve të tjerë. Austria duhet të bëjë pa një prej sulmuesve kryesorë, Christoph Baumgartner, Skocia pa mesfushorin e Napolit, Billy Gilmour, Suedia pa mbrojtësin e Juventusit Emil Holm, ndërsa Paraguai pa një prej yjeve të ekipit si Julio Enciso. I fundit që është tronditur është Maroku. Një prej futbollistëve më të mirë dhe titullar i padiskutueshëm, Abde Ezzalzouli ka humbur finalet e “Kupës së Botës” pasi pësoi një dëmtim të rëndë në miqësoren e fundit kundër Norvegjisë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Ancelotti kërkon historinë/ Mund të bëhet i parë që fiton Botërorin me një skuadër të “huaj” Pezullohet kreu i gjykatës ndërkombëtare penale/ Khan nën hetim për sjellje të pahijshme me vartësen “Arsimi profesional, shtyllë e rëndësishme e ekonomisë”/ Rama: Në turizmin shqiptar pagat nuk janë më të ulëta se në Greqi e Kroaci