San Antonio mbetet “gjallë”/ NBA, ekipi nga Teksasi arrin fitoren e parë në duelin për…

San Antonio mbetet “gjallë”/ NBA, ekipi nga Teksasi arrin fitoren e parë në duelin për…

Pikat kryesore

  • Viktor Uembaniama vendosi rekordin e bllokimit të gjuajtjeve për një basketbollist në NBA në pjesëmarrjen e tij të parë në plej of, dhe ndihmoi ekipin që të kthehej nga “buza e greminës”.
  • San Antonio triumfoi 115-111 në “Medison Skuer Garden” të Nju Jorkut, ndaj skuadrës vendase me emrin Niks, duke ngushtuar diferencën në finalen e madhe për titull.
  • Njujorkezët tani kryesojnë 2-1, pasi ia dolën të fitonin dy herë në Teksas.

A thua do të mjaftojë ky fenomen për mrekullinë? Viktor Uembaniama vendosi rekordin e bllokimit të gjuajtjeve për një basketbollist në NBA në pjesëmarrjen e tij të parë në plej of, dhe ndihmoi ekipin që të kthehej nga “buza e greminës”. San Antonio triumfoi 115-111 në “Medison Skuer Garden” të Nju Jorkut, ndaj skuadrës vendase me emrin Niks, duke ngushtuar diferencën në finalen e madhe për titull. Njujorkezët tani kryesojnë 2-1, pasi ia dolën të fitonin dy herë në Teksas. Uembaniama shkëlqeu në këtë përballje me 32 pikë, 8 topa në tabela, 6 asistë, 2 vjedhje topi e 3 bllokime gjuajtjesh. Ai pati vetëm një humbje topi. Koeficienti I tij I efikasitetit ishte I jashtëzakonshëm, 39. Uembi ka tani 70 bllokime gjuajtjesh në herën e tij të parë në plej of duke kaluar legjendën Dikembe Mutombo, si dhe duke qenë I pari basketbollist në histori që arrin deri në 70. Falë lojës së tij, Spërsat I shkaktuan Nju Jorkut humbjen e parë pasë 13 fitoreve radhazi në plej of, seria e dytë më e gjatë në historinë e NBA-së, ndërsa në Arenë ishte edhe presidenti Donald Tramp. Për vendasit, Xhejlën Branson shënoi po 32 pikë, por nuk mjaftoi. Ndeshja e katërt finale për titull luhet gjithashtu në “Medison Skuer Garden” duke u gdhirë 12 qershori sipas orës së Shqipërisë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! NBA me një fund “për infarkt”/ New York fiton sërish në San Antonio, kryeson 2-0 në finale NBA, fiton “molla e madhe”/ New York e nis me “këmbën e mbarë” garën për titull NBA, San Antonio në finale/ Spurs fitojnë Konferencën e Perëndimit, bien kampionët e Oklahoma

Lini një Përgjigje