Pikat kryesore
- Dy vëllezër binjakë shqiptarë I dhanë fund si heronj sezonit në Serinë B të Italisë, dhe shpresat I kanë të mëdha që të ftohen nga ndonjë skuadër e elitës që këtë verë.
- Këta janë Stiven e Kristian Shpendi, ndërsa shënuesit më të mirë të ligës së dytë në Apenine.
- Stiven shënoi pas vetëm 30 sekondash, në një fillim të rrufeshëm.
Nuk mund të kishte mbyllje më të bukur. Dy vëllezër binjakë shqiptarë I dhanë fund si heronj sezonit në Serinë B të Italisë, dhe shpresat I kanë të mëdha që të ftohen nga ndonjë skuadër e elitës që këtë verë. Këta janë Stiven e Kristian Shpendi, ndërsa shënuesit më të mirë të ligës së dytë në Apenine. Stiven shënoi pas vetëm 30 sekondash, në një fillim të rrufeshëm. Pasi skuadra e tij vuajti shumë dhe Monza përmbysi rezultatin në 2-1, u desh sërish sulmuesi shqiptar që të shpëtonte të vetët. Barazoi në minutën e pestë shtesë, duke I siguruar qendrimin në Serinë B. Për Shpendin “toskan” janë 15 rrjeta në këtë kampionat, duke qenë në podiumin shënuesve, e duke merituar Këpucën e Bronzit, si dhe ka edhe dy asistë. I vëllai I tij, Kristiani, nuk është shumë më prapa. Ai realizoi gjithashtu dy gola në duelin që Çezena e tij e humbi me shifrat 4-3 në shtëpi ndaj Padovës. Edhe Shpendi tjetër realizoi shpejt, që në minutën e 5-të për barazimin e përkohshëm 1-1, ndonëse kjo nuk e ndihmoi skuadrën nga Emilio-Romanja që të merrte të paktën pikën. Në një përballje të çmendur, jo edhe aq tipike për futbollin italian, 22-vjeçari që është thirrur një herë në kombëtare nga trajneri Silvinjo, shërbeu asistin për golin e avantazhit 2-1. Nuk mori fund me aq sepse djaloshi I lindur në Ankonë dhe me origjinë nga veriu I Shqipërisë realizoi edhe barazimin 3-3 pasi miqtë nga Padova kishin përmbysur shifrat. Në fund, ndeshja u humb madje në minutën e fundit, por Kristiani e mbylli kampionatin me 12 gola dhe 5 asistë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!