Cilat janë shenjat më me fat të horoskopit për muajin Prill! Renditja sipas Meri Shehut

Cilat janë shenjat më me fat të horoskopit për muajin Prill! Renditja sipas Meri Shehut

Pikat kryesore

  • Në studion e emisionit “Rudina” në TV Klan, këtë të hënë, më 30 mars, astrologia Meri Shehu ndau me shikuesit lajmet e bukura për muajin Prill për secilën shenjë zodiake.
  • Astrologia tha se do të kemi lajme të bukura për Prillin, por edhe ndryshime të mëdha në aspektin planetar, pasi Urani në shenjën e Demit do të na çlirojë përfundimisht dhe do të kthehet në shenjën e Binjakëve.
  • “E fillojmë bukur Prillin me Afërditën që futet në shenjën e Demit, në shenjën e vet.

Në studion e emisionit “Rudina” në TV Klan, këtë të hënë, më 30 mars, astrologia Meri Shehu ndau me shikuesit lajmet e bukura për muajin Prill për secilën shenjë zodiake. Astrologia tha se do të kemi lajme të bukura për Prillin, por edhe ndryshime të mëdha në aspektin planetar, pasi Urani në shenjën e Demit do të na çlirojë përfundimisht dhe do të kthehet në shenjën e Binjakëve. “E fillojmë bukur Prillin me Afërditën që futet në shenjën e Demit, në shenjën e vet. Në datën 4 do të përballet me Plutonin ujor dhe do të përballemi me humbjet në ekonomi apo dashuri. Ata që nuk janë mësuar me humbje, atëherë data 4 do të jetë data e sprovës. Data 2 është fenomenale, pasi kemi Hënën e plotë në shenjën e Peshores. Gjithë planetet janë në Dash, që do të takojnë edhe Neptunin dhe Saturnin në Dash. Do të kemi disa zhgënjime në mes të muajit, sepse kundërshtimet janë të forta në mes të muajit dhe do të përkojnë bukur me datën 17, që është Hëna e re”, tha Meri Shehu. Renditja e shenjave për muajin Prill, nga shenja me më pak fat tek ajo me më shumë fat

Lini një Përgjigje