BE liron kredinë për Ukrainën/ Gati lëvrimi i 90 miliardë euro, pas riparimit të…

BE liron kredinë për Ukrainën/ Gati lëvrimi i 90 miliardë euro, pas riparimit të…

Pikat kryesore

  • Ambasadorët e Bashkimit Ruropian dhanë miratimin paraprak për kredinë prej 90 miliardë eursh per Ukrainën si dhe një paketë të 20 sanksionesh ndaj Rusisë.
  • Vendimi erdhi pasi Kievi tha se ka rifilluar rrjedha e naftës përmes tubacionit Druzhba dhe Hungari dhe Sllovaki, që i dha fund bllokimit disa mujor të financimit të Ukrainës.
  • Kredia pritet të nënshkruhet zyrtarisht në një samit informal të udhëheqësve të bllokut të enjten.

Ambasadorët e Bashkimit Ruropian dhanë miratimin paraprak për kredinë prej 90 miliardë eursh per Ukrainën si dhe një paketë të 20 sanksionesh ndaj Rusisë. Vendimi erdhi pasi Kievi tha se ka rifilluar rrjedha e naftës përmes tubacionit Druzhba dhe Hungari dhe Sllovaki, që i dha fund bllokimit disa mujor të financimit të Ukrainës. Kredia pritet të nënshkruhet zyrtarisht në një samit informal të udhëheqësve të bllokut të enjten. Edhe pse financimi u ra dakord dhjetorin e kaluar, Viktor Orbán i Hungarisë vendosi veto mbi pagesën në shkurt pasi Ukraina tha se dëmet e shkaktuara nga një sulm rus në tubacionin Druzhba kishin ndaluar furnizimet. Udhëheqësi i ardhshëm i Hungarisë, Péter Magyar, i ka dhënë përparësi një rivendosjeje të marrëdhënieve të dobëta të Budapestit me Brukselin dhe kjo po pritej me padurim edhe nga Ukraina. Financimi është një çështje jetike për Ukrainën dhe dy të tretat e tij do të shpenzohen për forcimin e nevojave të mbrojtjes të vendit , ndërsa pjesa tjetër do të shkojë për ndihmë më të gjerë financiare. Pasi kredia europiane të miratohet zyrtarisht, mund të duhen ende javë para se financimi të mbërrijë në Kiev. Ndihma është thelbësore për Ukrainën, e cila kaloi një dimër të vështirë mes sulmeve ruse dhe mungesës së financimit. Në një kohë kur mbështetja nga aleatët përtej oqeanit ka ardhur në rënie, këto para do i japin një shtysë të re luftës së Kievit ndaj pushtimit rus. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

Lini një Përgjigje