Hita urdhëron ndryshim të kontrollit rrugor: Më shumë teknologji, zero ndalesa pa shkak…

Hita urdhëron ndryshim të kontrollit rrugor: Më shumë teknologji, zero ndalesa pa shkak…

Pikat kryesore

  • Gjatë takimeve, Drejtori i Përgjithshëm kërkoi vëmendje të veçantë dhe angazhim nga të gjithë drejtuesit dhe efektivët, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e çdo akti abuziv në terren.
  • “Të mos ndalohen më automjetet në akset rrugore nacionale, pa shkak, por të përdoret teknologjia, poliskani, mjetet shpejtësimatëse dhe dronët, pasi teknologjia është e ardhmja.
  • Masat administrative të prodhuara nga këto mjete duhet të hidhen në sistem brenda ditës”.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi takime me efektivët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë dhe më pas me Departamentin e Sigurisë Publike, zëvendësdrejtorët për Rendin në qarqe dhe shefat e Sektorëve të Qarkullimit Rrugor. Gjatë takimeve, Drejtori i Përgjithshëm kërkoi vëmendje të veçantë dhe angazhim nga të gjithë drejtuesit dhe efektivët, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e çdo akti abuziv në terren. “Të mos ndalohen më automjetet në akset rrugore nacionale, pa shkak, por të përdoret teknologjia, poliskani, mjetet shpejtësimatëse dhe dronët, pasi teknologjia është e ardhmja. Masat administrative të prodhuara nga këto mjete duhet të hidhen në sistem brenda ditës”. Gjithashtu, kërkoi kontroll rigoroz me grupe pune dhe plane masash në qendrat urbane, për parkimet e gabuara, manovrat e gabuara, zhurmat e gjeneruara nga marmitat e modifikuara, drejtimin e mjetit në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe për çdo shkelje që sjell trafik dhe rrezik për sigurinë e jetës së përdoruesve të rrugës. Drejtori i Përgjithshëm vlerësoi reagimin qytetar pas telegramit të dërguar strukturave të Policisë Rrugore, duke e cilësuar atë si një mesazh të drejtpërdrejtë për të ndryshuar mënyrën dhe metodat e kontrollit. Sezoni turistik, siguria rrugore pranë shkollave, por edhe siguria në shkolla, ishin pika të tjera për të cilat Drejtor Hita dha porosi për vëmendje të shtuar dhe bashkëpunim e koordinim me Patrullat e Përgjithshme dhe “Shqiponjat”. Në përfundim, Drejtori i Përgjithshëm theksoi se Policia Rrugore dhe të gjitha shërbimet e Policisë së Rendit duhet të jenë model në sjellje, reagim dhe veprim, duke ofruar një shërbim sa më të kulturuar për qytetarët dhe me integritet maksimal. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Policia e Shtetit dhe Inspektorati i Përgjithshëm, marrëveshje të re për luftën ndaj ndërtimeve pa leje dhe krimeve mjedisore Hita pret zëvendësambasadoren britanike: Shqipëri-Mbretëria e Bashkuar, model suksesi kundër emigracionit të paligjshëm Hita kalon testin e molotovëve/ Neutralizohen pa shpërthyer

Lini një Përgjigje