BE “blindon” ushtrinë shqiptare/ Këshilli i Unionit miraton paketën e tretë të ndihmës me…

BE “blindon” ushtrinë shqiptare/ Këshilli i Unionit miraton paketën e tretë të ndihmës me…

Pikat kryesore

  • Bashkimi Europian i ka dhënë një tjetër mbështetje Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
  • Këshilli i Unionit miratoi paketën e tretë të asistencës për Shqipërinë në kuadër të “European Peace Facility”, me vlerë 21 milionë euro, duke e çuar mbështetjen totale në 49 milionë euro.
  • Kjo paketë përfshin mjete të blinduara të lehta, mjete taktike dhe inxhinierike, si edhe trajnim dhe mbështetje operacionale për Forcat e Armatosura Shqiptare.

Bashkimi Europian i ka dhënë një tjetër mbështetje Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Këshilli i Unionit miratoi paketën e tretë të asistencës për Shqipërinë në kuadër të “European Peace Facility”, me vlerë 21 milionë euro, duke e çuar mbështetjen totale në 49 milionë euro. Kjo paketë përfshin mjete të blinduara të lehta, mjete taktike dhe inxhinierike, si edhe trajnim dhe mbështetje operacionale për Forcat e Armatosura Shqiptare. Kaja Kallas, përfaqësuesja e lartë për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë, komentoi vendimin. “Shqipëria është një partner i ngushtë dhe i besueshëm në politikën e jashtme dhe të sigurisë, një kontribuues aktiv në operacionet e BE-së dhe një aleat i përkushtuar i NATO-s. Forcimi i bashkëpunimit tonë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes me Shqipërinë përforcon drejtpërdrejt stabilitetin, sigurinë dhe paqen në Europë.”, tha ajo. Kjo mbështetje është një vlerësim konkret për seriozitetin, besueshmërinë dhe rolin aktiv të Shqipërisë krah aleatëve dhe partnerëve europianë në siguri dhe mbrojtje. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Shqipëria, më afër se kurrë BE”/ Rama: Konferenca ndërqeveritare të martën nis fazën më sfiduese “Miratimi i IBAR, sukses i madh për Shqipërinë”/ Martin Leka: Jemi në rrugën e duhur të integrimit Angela Merkel nuk do të ndërmjetësojë mes BE-së dhe Rusisë

Lini një Përgjigje