Pikat kryesore
- Këngëtari Gjesti u rikthye për herë të parë në media pas një periudhe të gjatë shkëputjeje, ku ka zbuluar disa detaje nga jeta e tij personale.
- Teksa foli për arritjet në karrierë, Gjesti foli pak edhe për jetën e tij romantike.
- “Femra që duan për interes ose kështu ka sa të duash, vetëm ta hapësh derën vijnë me tufa.
Këngëtari Gjesti u rikthye për herë të parë në media pas një periudhe të gjatë shkëputjeje, ku ka zbuluar disa detaje nga jeta e tij personale. Teksa foli për arritjet në karrierë, Gjesti foli pak edhe për jetën e tij romantike. “Femra që duan për interes ose kështu ka sa të duash, vetëm ta hapësh derën vijnë me tufa. Por femra të hairit që të do si je, si Besart, në ditë të mira ose të këqija, si me lek si pa lek, zor është të gjesh. Zoti ma ka rezervuar me kohë, e di ai se cili është për ty”, tha Gjesti. Ai tregoi momentin e vështirë që po kalon. Ai shprehet se ndodhet në një gjendje ankthi, pavarësisht se përpara publikut del i qeshur. Gjesti gjithashtu shtoi se vëllai i tij tashmë është kudo me të dhe e tregon këtë gjë me anë të gjesteve dhe mënyrës se si ai flet e qëndron.