Pikat kryesore
- Barcelona u ndal me barazim në Belgjikë kundër Clube Brugge me golat e shënuar nga Tresoldi në minutën e 36 dhe Forbs në minutën e 17 dhe 64.
- Për Barcelonën realizuan Ferran Torres në minutën e 8-të, Lamine Yamal në minutën e 61-të dhe autogoli i Christos Tzolis në minutën e 77-të.
- City ishte dominant kundër skuadrës gjermane Borussia Dortmund duke e mposhtur me rezultat 4-1.
string(84) “barcelona-shokohet-city-mposht-dortmundin-bindshem-e-interi-fiton-ndaj-kairat-almaty” Barcelona ‘shokohet’ , City mposht Dortmundin bindshëm e Interi fiton ndaj Kairat Almaty Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së 4-të të fazës së ligës së Ligës së Kampionëve ku u prodhuan 25 gola. Barcelona u ndal me barazim në Belgjikë kundër Clube Brugge me golat e shënuar nga Tresoldi në minutën e 36 dhe Forbs në minutën e 17 dhe 64. Për Barcelonën realizuan Ferran Torres në minutën e 8-të, Lamine Yamal në minutën e 61-të dhe autogoli i Christos Tzolis në minutën e 77-të. City ishte dominant kundër skuadrës gjermane Borussia Dortmund duke e mposhtur me rezultat 4-1. Golat e ndeshjes u shënuan nga Phil Foden në minutat e 22-të dhe 57-të, Erling Haaland në minutën e 29-të dhe Rayan Cherki në minutën e 91-të për Cityn, ndërsa golin e vetëm për Dortmundin e shënoj mbrojtësi Anton në minutën e 72-të. Edhe Interi arriti fitore me një gol diferencë ndaj skuadrës nga Kazakistani Kairat Almaty me rezultat 2-1. Për Interin shënuan Lautaro Martinez dhe Carlos Augusto ndërsa për Almatyn golin e vetëm e shënoi mbrojtësi Ofri Arad. Pas katër ndeshjeve në Ligën e Kampionëve në tabelë kryeson Bayern Munich, Arsenali dhe Interi me pikë maksimale prej 12 pikëve. Trump: Rezultatet e zgjedhjeve jo të mira për republikanët, nëse demokratët vijnë në pushtet do të ishte situatë e keqe Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka quajtur zgjedhjet e mbrëmshme “një mbrëmje interesante”. “Mbrëmë, e dini, nuk pritej të… Barcelona ‘shokohet’ , City mposht Dortmundin bindshëm e Interi fiton ndaj Kairat Almaty “Së bashku, ne mund t’i kthejmë ëndrrat në histori”, Zhegrovën e viziton motra tek Juventusi 2 gola të shpejtë në ndeshjen Barcelona-Club Brugge Tifozët e Barcelonës të tmerruar pasi autobusi merr flakë përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve Hansi Flick fillon me të njëjtin formacion kundër Club Brugge