Pikat kryesore
- Tinguj që krijojnë atmosfere dhe dhurojnë emocione, jo në skenë, por në rrugë.
- Është banda frymore e Fierit, ekziston prej 87 vitesh dhe nuk e ka ndërprerë aktivitetin asnjëherë.
- Konceptuar si orkestra me karakter ushtarak që shoqërojnë ngjarjet dhe eventet kombëtare, bandat frymore, janë ndër institucionet me jetëgjatë në vend.
Tinguj që krijojnë atmosfere dhe dhurojnë emocione, jo në skenë, por në rrugë. Është banda frymore e Fierit, ekziston prej 87 vitesh dhe nuk e ka ndërprerë aktivitetin asnjëherë. Konceptuar si orkestra me karakter ushtarak që shoqërojnë ngjarjet dhe eventet kombëtare, bandat frymore, janë ndër institucionet me jetëgjatë në vend. E tillë është banda e Fierit, në të cilën kanë marrë pjesë qindra instrumentistë ndër dekada. Albert Gero, është një prej veteranëve të kësaj bande. Themeluar në vitet 1930, banda e Fierit po përballet me sfidën e largimit të instrumentistëve. Tingëllon klishe, por pasioni është forca që mban bashkë këtë grup muzikantësh më tepër se shpërblimi monetar. Një orkestër që skenë ka sheshet e qyteteve kurse repertor ngjarjet historike. Orkestra frymore e Fierit ka në përbërje të saj 27 instrumentistë. Që prej vitit 2022, çdo 24 dhjetor realizon koncertin e “Krishtlindjes” për të cilin instrumentistët përgatiten përgjatë gjithë vitit. Vazhdimësia e bandës frymore të Fierit lidhet edhe me ekzistencën e shkollës artistike “Jakov Xoxa” ku janë përgatitur breza të tërë instrumentistësh. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!