Pikat kryesore
- Lezha i shton hartës së saj kulturore një destinacion të ri të artit pamor, me hapjen e Galerisë së piktorit të njohur Pashk Përvathi.
- Në këtë galeri janë ekspozuar 82 nga punimet më përfaqësuese të artistit, të realizuara gjatë një veprimtarie krijuese mbi 40-vjeçare.
- Hapja e galerisë u shoqërua me një ceremoni të veçantë, ku morën pjesë autoritete lokale, artistë, kritikë arti, si dhe miq e bashkëpunëtorë të piktorit.
Lezha i shton hartës së saj kulturore një destinacion të ri të artit pamor, me hapjen e Galerisë së piktorit të njohur Pashk Përvathi. Në këtë galeri janë ekspozuar 82 nga punimet më përfaqësuese të artistit, të realizuara gjatë një veprimtarie krijuese mbi 40-vjeçare. Hapja e galerisë u shoqërua me një ceremoni të veçantë, ku morën pjesë autoritete lokale, artistë, kritikë arti, si dhe miq e bashkëpunëtorë të piktorit. Ekspozita është e përhershme dhe e hapur për publikun dhe artdashësit e pikturës. Për piktorin Pashk Përvathi, hapja e një galerie në qytetin e tij të lindjes ka qenë një ëndërr e kahershme. Ai shprehet se kjo galeri do të shërbejë si një aset i rëndësishëm kulturor për Lezhën. Të pranishmit në këtë aktivitet, mes tyre kryebashkiaku, Pjerin Ndreu, si dhe artistë e kritikë arti, vlerësuan kontributin e Pashk Përvathit në artin figurativ shqiptar, brenda dhe jashtë vendit, duke e konsideruar shumë të rëndësishëm publikimin dhe ekspozimin e këtyre veprave për publikun. Veprat e ekspozuara në galeri i përkasin periudhës nga viti 1984 e në vijim dhe dominohen nga gjinia e peizazhit, me motive nga të gjitha trevat e Shqipërisë, duke e shndërruar këtë galeri në një pasuri të çmuar kulturore për qytetin e Lezhës. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! VIDEO/ Moti i keq, në zonat rurale të Lezhës e Mirditës probleme me energjinë elektrike Lezha promovon guidën e re turistike/ Një pasaportë e re për të zbuluar gjithçka ofron qyteti “Do të rilindim ushtrinë…”, Rama zbulon në Lezhë projektin e radhës: Rubiku pikë prodhimi me standardet e NATO-s