Pikat kryesore
- Ky zanat është i vështirë thotë Isufi, por ka arritur ta marrë në kohë dhe e mban ende.
- E ka nisur që herët me përfundimin e kursit të këpucarit, e më pas në punë pranë repartit ushtarak.
- E mban mend kohën kur ka nxjerrë këpucët e para nga dora e tij.
Në dorë ka një palë këpucë tipike tradicionale të Kukësit. Ky zanat është i vështirë thotë Isufi, por ka arritur ta marrë në kohë dhe e mban ende. E ka nisur që herët me përfundimin e kursit të këpucarit, e më pas në punë pranë repartit ushtarak. E mban mend kohën kur ka nxjerrë këpucët e para nga dora e tij. Kukësi gjithmonë kishte emër për prodhimin e këpucëve me porosi. Prodhon të gjitha llojet e këpucëve, deri edhe për ato që kanë probleme me këmbët. Sjell në kujtesë një moment të veçantë për një ushatr të UÇK-së, i plagosur në këmbë nga minat. Nuk harron vitet e para ’90-ës, porositë e shumta e se sa i duhej të rrinte edhe në orët e vona për të përmbushur porositë. Prej kohësh ka nisur të prodhojë edhe këpucë artistike, ndërsa porositë i vijnë nga ansamble artistike e grupe nga të gjitha trevat. Isufi thotë se këpucët artistike janë shumë të vështira për t’u punuar. Këpucët e punuara nga mjeshtri Kovaçi kanë shkuar edhe në shumë shtete përtej oqeanit. Fatkeqësisht, sipas artizanit, për këtë zanat nuk ka fuqi punëtore, e po shkon drejt shuarjes. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Zanat i trashëguar nga i ati/ 36-vjeçari në Vlorë krijon këpucë, çanta e aksesorë të ndryshëm Rrënojat e Kukësit të vjetër/ Thatësira i nxjerr në sipërfaqe, ulet niveli i Fierzës Festa e Gjallicës/ Promovohet turizmi, kuksianët mblidhen të enjten e parë të gushtit