Pikat kryesore
- Ky është pasioni i Ermal Dukës, diçka që fillimisht e nisi për t’u bërë shoqëri miqve italianë kur jetonte atje, por që me kalimin e kohës u kthye në një pjesë të pandashme të jetës së tij.
- Ky sezon nuk ishte i mirë për mbledhjen e kërpudhave në malet e Mirditës, por Ermali shpjegon se çfarë mund të gjendet në këtë periudhë.
- Kërpudhat kanë vlera ushqyese, por gjithmonë kërkojnë kujdes.
Ky është pasioni i Ermal Dukës, diçka që fillimisht e nisi për t’u bërë shoqëri miqve italianë kur jetonte atje, por që me kalimin e kohës u kthye në një pjesë të pandashme të jetës së tij. Ky sezon nuk ishte i mirë për mbledhjen e kërpudhave në malet e Mirditës, por Ermali shpjegon se çfarë mund të gjendet në këtë periudhë. Kërpudhat kanë vlera ushqyese, por gjithmonë kërkojnë kujdes. Njohja e tyre është thelbësore, sepse natyra ofron njëkohësisht shije dhe rrezik. Në pyll, disa kërpudha që shfaqen në trungun e lisit për Ermalin janë një mundësi për një drekë të shijshme, por vetëm nëse njihen me siguri absolute. Përtej shijes, kërpudhat janë një burim i rëndësishëm ushqyes dhe, sipas Ermalit, në disa raste edhe më të shëndetshme se mishi. Përmes eksperiencave të huaja, kërpudhat janë bërë pjesë e recetave moderne, të cilat Ermali i ka futur edhe në restorantin e tij. Një nga recetat më interesante është ajo që Ermali e quan “sallata e të varfërve”, një pjatë me histori dhe domethënie. Pasioni për kërpudhat e ka shtyrë Ermal Dukën të organizojë edhe guida për të apasionuarit, ku kërkimi, njohja dhe gatimi bëhen një eksperiencë e plotë. Edhe pse shumë kërpudha nuk janë në sezon, kushtet klimatike ndonjëherë i nxjerrin jashtë kohe, dhe Ermali e shpjegon këtë me detaje. Në zonën e Mirditës mund të gjesh kërpudha të shumta dhe shumë të shijshme, por duhet të dish ku, kur dhe si t’i kërkosh. Pasi kërkimi përfundon, vjen procesi i gatimit. Një rizoto dhe sallata e të varfërve përgatiten me kërpudhat e mbledhura. Për ata që duan ta përjetojnë gjithë procesin, nga kërkimi i kërpudhave në pyll, te guida, gatimi dhe shijimi, Ermal Duka mbetet një zgjedhje e sigurt. Njohuritë, përvoja dhe pasioni e bëjnë atë një udhërrëfyes të vërtetë të botës së kësaj bime. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! 62-vjeçarja shqiptare bën realitet në pension ëndrrat e rinisë, si e mësoi vetë klarinetën nga Youtube Mbreti Karli III tregon pasionin “e fshehtë” Gjendet kërpudha me peshë rreth 13 kilogramë në Turqi