Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit…

Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit…

Pikat kryesore

  • Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me krimin e rëndë brenda familjes në Kuman të Roskovecit.
  • Pasi është kthyer nga Fieri, djali i ka gjetur të pajetë në banesë.
  • Fillimisht ka lajmëruar një kushëririn e vet, dhe më pas policinë.

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me krimin e rëndë brenda familjes në Kuman të Roskovecit. Sipas burimeve policore djali i çiftit Rrapaj në dëshminë e tij në polici ka thënë se në momentin e ngjarjes së rëndë ka qenë në Fier për një konsultë mjekësore, gjë që është vërtetuar edhe nga këqyrja e kamerave të sigurisë. Ai ka pohuar se i ati ishte tip konfliktual dhe zënka e fundit ka qenë para 10 ditëve kur i ka hedhur pleh patateve të mbjella në oborrin e shtëpisë dhe 80-vjeçari është acaruar duke i thënë djalit “Pse u hedh pleh patateve” konflikt banal që ka përfunduar në komisariatin e Rroskovecit, ndërkohë që nëna e tij Dashuria, i dilte gjithmonë në krah të birit. Pasi është kthyer nga Fieri, djali i ka gjetur të pajetë në banesë. Fillimisht ka lajmëruar një kushëririn e vet, dhe më pas policinë. Po sipas burimeve policore, arma e përdorur në krim është tip i vjetër dhe dyshohet të ketë qenë e fshehur nën tokë që nga 97- a, pasi ishte me dhe, ndërkohë që ishte shkrepur dy herë, një plumb i ka shkaktuar vdekjen Dashurisë dhe plumbi tjetër ka shkaktuar vdekjen e 80-vjeçarit teksa është vetëvrarë.

Lini një Përgjigje