Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

Pikat kryesore

  • Analisti Preç Zogaj ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për zgjedhjet vendore, duke i cilësuar si të papranueshme synimet për të fituar 100% të bashkive në vend.
  • “ Objektivi që PS të fitojë zgjedhjet vendore është normal për çdo parti.
  • Por objektivi për t’i fituar të gjitha bashkitë është absurditet i padëgjuar ndonjëherë.

Analisti Preç Zogaj ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për zgjedhjet vendore, duke i cilësuar si të papranueshme synimet për të fituar 100% të bashkive në vend. “ Objektivi që PS të fitojë zgjedhjet vendore është normal për çdo parti. Por objektivi për t’i fituar të gjitha bashkitë është absurditet i padëgjuar ndonjëherë. Për mendimin tim është një provokim, jo vetëm për skenën politike, por për gjithë vendin ,” u shpreh Zogaj në emisionin “Trialog” në RTSH. Ai shtoi se aktuale elektorale nuk e mbështet një objektiv të tillë, duke nënvizuar se një rezultat i plotë do të ishte i mundur vetëm nëse nuk do të kishte zgjedhje reale. “ Mua më duket provokim ,” përfundoi Zogaj.

Lini një Përgjigje