Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

Pikat kryesore

  • Pas vendimit të sotëm në parlament që rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut ka ardhur edhe reagimi i ambasadës holandeze në Tiranë.
  • Një kërkesë kyçe për përparimin në këtë proces të bazuar në meritë është ndjekja efektive penale e korrupsionit, përfshirë edhe në nivelet më të larta”.
  • Sipas ambasadës, sistemi i drejtësisë duhet të veprojë me shpejtësi dhe pa pengesa, ndërsa politika ka përgjegjësinë për zhvillimin e këtij procesi.

Pas vendimit të sotëm në parlament që rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut ka ardhur edhe reagimi i ambasadës holandeze në Tiranë. Duke mbajtur të njëjtin qëndrim sikurse ambasada gjermane e britanike, ambasada holandeze thekson se një nga kërkesat kyçe për integrimin e Shqipërisë në BE është ndjekja efektive penale e korrupsionit edhe në nivelet më të larta. “Lidhur me vendimin e sotëm të Parlamentit të Shqipërisë për heqjen e imunitetit, Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri deklaron: Holanda mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në përputhje me dëshirën e popullit shqiptar. Një kërkesë kyçe për përparimin në këtë proces të bazuar në meritë është ndjekja efektive penale e korrupsionit, përfshirë edhe në nivelet më të larta”. Sipas ambasadës, sistemi i drejtësisë duhet të veprojë me shpejtësi dhe pa pengesa, ndërsa politika ka përgjegjësinë për zhvillimin e këtij procesi. “Ne presim qartë që, në raste të tilla, sistemi i drejtësisë të jetë në gjendje të veprojë me shpejtësi dhe pa pengesa. Politika shqiptare mbetet përgjegjëse për të siguruar që ky proces të zhvillohet”.

Lini një Përgjigje