Aksidentimi për vdekje i dy fëmijëve në Durrës, Manja te “Ligjet”: Shumë shpejt do të…

Aksidentimi për vdekje i dy fëmijëve në Durrës, Manja te “Ligjet”: Shumë shpejt do të…

Pikat kryesore

  • “Ky komision ka përgjegjësinë që këtë shqetësim që ka krijuar kjo ngjarje ta përkthejë në ndryshime ligjore.
  • Së bashku me disa kolegë të mazhorancës do t’i drejtojmë Kuvendit shumë shpejt dhe do të propozojnë ndryshime në Kodin Rrugor dhe atë Penal si kundërpërgjigje adekuate të kësaj situate.
  • Nuk do të duhet të ndodhin ngjarje të tilla për të ashpërsuar masat, por po shohim të gjitha hapësirat e boshllëqet që ka Kodi Rrugor dhe Penal për t’i adresuar në masën e duhur.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja njoftoi se shumë shpejt PS do t’i drejtohet Kuvendit me disa propozime për të bërë ndryshime në Kodin Penal dhe atë Rrugor, teksa komentoi aksidentin e rëndë të ndodhur në Durrës. Ai theksoi se Nikoll Radaci, 57-vjeçari që përplasi për vdekje dy të miturit dhe plagosi rëndë një tjetër teksa lëvizte me makinë i dehur, duhet të marrë dënimin e merituar, por shtoi se është përgjegjësi e institucioneve që të adresojnë ndryshime në Kodin Rrugor. “Ky komision ka përgjegjësinë që këtë shqetësim që ka krijuar kjo ngjarje ta përkthejë në ndryshime ligjore. Së bashku me disa kolegë të mazhorancës do t’i drejtojmë Kuvendit shumë shpejt dhe do të propozojnë ndryshime në Kodin Rrugor dhe atë Penal si kundërpërgjigje adekuate të kësaj situate. Nuk do të duhet të ndodhin ngjarje të tilla për të ashpërsuar masat, por po shohim të gjitha hapësirat e boshllëqet që ka Kodi Rrugor dhe Penal për t’i adresuar në masën e duhur. Në rrafshin njerëzor, ngjarja është shumë e rëndë dhe autori i kësaj vepre penale nuk meriton të jetë më mes nesh dhe të marrë ndëshkimin shembullor sipas ligjit” , tha Manja. Aksidenti i rëndë u shënua mesditën e 3 majit në zonën e ish-kënetës në Durrës, ku Nikoll Radaci, 57 vjeç, teksa drejtonte automjetin tip “Mercedes-Benz ML” me shpejtësi të lartë, përplasi tre fëmijët të moshave 8, 10 dhe 12 vjeç, që ndodheshin në trotuar. Dy prej tyre, 10 dhe 12-vjeçari ndërruan jetë në vendngjarje nga përplasja e fortë e makinës, ndërsa 8-vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë në spital. Radaci rezultoi në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Pas ngjarjes, ai u lar gua nga vendi i aksidentit, por u vu në pranga më pas nga policia. 57-vjeçari rezultoi se ishte ndëshkuar më parë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, përfshirë parakalime të gabuara dhe tejkalim shpejtësie ndërsa i ishte pezulluar patenta nga 1 muaj. Ndaj tij rëndojnë akuzat për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen e dy personave, “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Lini një Përgjigje