Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Pikat kryesore

  • Një studim i ri tregoi se, fërkimi i syve mund të japë ndjesi lehtësimi, por në të njëjtën kohë rrit rrezikun për dëmtime të kornesë dhe infeksione, sipas “Science”.
  • Ky veprim zakonisht nxitet nga alergjitë, thatësia e syve, lodhja ose irritimi.
  • Për një moment, ai mund të sjellë lehtësim sepse stimulon prodhimin e lotëve dhe aktivizon nervat e ndjeshëm ndaj presionit rreth syrit.

Një studim i ri tregoi se, fërkimi i syve mund të japë ndjesi lehtësimi, por në të njëjtën kohë rrit rrezikun për dëmtime të kornesë dhe infeksione, sipas “Science”. Ky veprim zakonisht nxitet nga alergjitë, thatësia e syve, lodhja ose irritimi. Për një moment, ai mund të sjellë lehtësim sepse stimulon prodhimin e lotëve dhe aktivizon nervat e ndjeshëm ndaj presionit rreth syrit. Megjithatë, fërkimi i syve mund të transferojë baktere dhe viruse nga duart drejt syve, duke rritur rrezikun për infeksione si konjuktiviti (infeksioni i syrit). Kur bëhet me forcë, fërkimi mund të shkaktojë gërvishtje të kornesë, dëmtim të enëve të vogla të gjakut dhe rritje të përkohshme të presionit brenda syrit. Shqetësimi më i madh lidhet me fërkimin e shpeshtë dhe të fortë në kohë të gjatë. Kjo nuk do të thotë se një fërkim i lehtë i rastësishëm dëmton menjëherë sytë. Por mjekët theksojnë se fërkimi i shpeshtë, është një zakon që duhet shmangur. Për të qetësuar irritimin e syve, rekomandohen alternativa më të sigurta, si lotët artificialë, trajtimi i alergjive, kompresat e ftohta dhe kujdesi i duhur për sytë. Studimi i referuar është një rishikim shkencor, i kryer nga një ekip mjekësh okulistë të udhëhequr nga Dr. Hatim Najmi dhe bashkëautorët e tij, nga institucione mjekësore në Arabinë Saudite. Ky rishikim u bazua në analizën e 24 studimeve ekzistuese mbi këtë lidhje. Studimi u botua në revistën shkencore “International Journal of Ophthalmology”, një revistë ndërkombëtare e specializuar në fushën e oftalmologjisë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Nis në Gjykatën e Tiranës seanca për masën e sigurisë ndaj 21 të arrestuarve pas protestës te Parlamenti Protestat/ “Një ekip po dëgjon me vëmendje gjithçka”, Rama: Asnjë shans që Shqipëria të bëjë zhvillime që bien ndesh me standardet e BE! “Dyfishohet fondi për startup-et”/ Rama: Buxheti 2026 sjell bonus për pensionistët dhe rritje të mbështetjes sociale

Lini një Përgjigje