Rama në podcastin “Flasim”: Jemi në një fazë të re për Forcat e Armatosura dhe industrinë…

Rama në podcastin “Flasim”: Jemi në një fazë të re për Forcat e Armatosura dhe industrinë…

Pikat kryesore

  • Rama theksoi se partneriteti me kompaninë Fincantieri është zgjeruar, duke përfshirë edhe bashkëpunimin me shkollën industriale “Pavarësia” në Vlorë.
  • Sipas tij, në kantierin e ri të Pashalimanit do të krijohet një bazë prodhuese që do të kërkojë rreth 500 të rinj dhe të reja për punësim, duke e bërë të domosdoshëm trajnimin e tyre paraprak.
  • “Kemi hyrë në një fazë të re në historinë e Forcave të Armatosura.

Kryeministri Edi Rama, gjatë podcastit të tij të përjavshëm “Flasim”, deklaroi se Forcat e Armatosura kanë hyrë në një fazë të re zhvillimi, që sipas tij nuk lidhet vetëm me fuqizimin e mbrojtjes, por edhe me rilindjen e industrisë ushtarake në vend. Rama theksoi se partneriteti me kompaninë Fincantieri është zgjeruar, duke përfshirë edhe bashkëpunimin me shkollën industriale “Pavarësia” në Vlorë. Sipas tij, në kantierin e ri të Pashalimanit do të krijohet një bazë prodhuese që do të kërkojë rreth 500 të rinj dhe të reja për punësim, duke e bërë të domosdoshëm trajnimin e tyre paraprak. “Kemi hyrë në një fazë të re në historinë e Forcave të Armatosura. Nuk bëhet fjalë vetëm për fuqizimin e sistemit mbrojtës, por për rilindjen e industrisë ushtarake. Në kantierin e ri të Pashalimanit do të nevojiten 500 të rinj, ndaj kemi nisur bashkëpunimin për trajnimin e tyre”, u shpreh Rama. Ai shtoi se synimi është krijimi i një zinxhiri të qëndrueshëm profesional për industrinë e mbrojtjes në vend. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Protestat/ “Një ekip po dëgjon me vëmendje gjithçka”, Rama: Asnjë shans që Shqipëria të bëjë zhvillime që bien ndesh me standardet e BE! Feston sot ditëlindjen, Rama poston foton me flamingon: Urrejtësit besnikë, prova më e sigurtë se nuk po jeton kot 250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-ve, Rama: Ditë e veçantë për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër

Lini një Përgjigje