Pikat kryesore
- Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në autostradën Vlorë–Fier, në zonën e Novoselës.
- Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se po kalonte autostradën në momentin kur është përplasur nga një automjet.
- Për shkak të goditjes së fortë, personi i cili dyshohet se është endacak ka pësuar dëmtime të rënda në të gjithë trupin dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në autostradën Vlorë–Fier, në zonën e Novoselës. Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se po kalonte autostradën në momentin kur është përplasur nga një automjet. Për shkak të goditjes së fortë, personi i cili dyshohet se është endacak ka pësuar dëmtime të rënda në të gjithë trupin dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. Identiteti i viktimës ende nuk është bërë i ditur. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e plotë të viktimës.